Zgjedh dentist

Nëse ke nevojë të shkosh te dentisti, mund të jetë vështirë të dish se cilin dentist do të zgjedhësh. Ose sa do të kushtojë. Ka trajtime të ndryshme me kosto të ndryshme.  

Në Suedi ke të drejtë të zgjedhësh vet se cilin dentist ose cilin higjienist tëndin dëshiron të kesh. Ti mund të zgjedhësh kujdesin popullor dentar ose një dentist privat. Gati të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, kanë kujdesin e vet dentar, tek kujdesi popullor dentar.

Informohu se sa kushton

Si dallim nga kujdesi shëndetësor, ti duhet të paguash pjesën më të madhe të kostos vet. Prandaj është mirë të informohesh se sa do të kushtoj. Pyet para se të shkosh në vizitë, se do të marrësh çmimin e përafërt, se sa do të kushtoj. Gjithmonë duhet të ketë një listë të çmimeve të varur në dhomën e pritjes. Një pjesë e njësive pranuese kanë, po ashtu, listë të çmimeve në internet. Çmimet mund të ndryshojnë në mes njësive pranuese.

Më shtrenjtë nëse ke nevojë urgjente për kujdes dentar

Nëse ke nevojë për ndihmë menjëherë, të ashtuquajturën ndihmë të kujdesit urgjent dentar, bëhet shpesh me shtrenjtë se sa një vizitë e planifikuar. Shpesh në atë rast, të kontrollojnë dhe të trajtojnë, vetëm atë që është urgjent.

Kujdes dentar falas për fëmijë dhe të rinj

Vajtja te dentisti ose te higjienisti i dhëmbëve, nuk kushton gjë për fëmijët dhe të rinjtë. Kujdesi dentar falas vlen deri sa t´i mbushësh 19 vjet. Në disa vende është falas edhe më gjatë. Varet se ku banon.

E drejta të marrësh parat prapa

Nëse ke pasur kujdes dentar në një shtet tjetër brenda UE ose Islandës, Norvegjisë dhe Lishtenshtajnit, ke të drejtë të marrësh parat prapa nga Arka e sigurimit. Atëherë vlejnë të njëjtat rregulla si për kujdes dentar në Suedi, me kusht që ke pasur të drejtë për këtë kujdes në Suedi. Por ti duhet vet të paguash për kujdesin atje, pastaj bën kërkesën për ato para më vonë. Në pjesën tjetër të botës, nuk të ofrohen të njëjtat mundësi. Atëherë duhet të paguash çmim të plotë.

Të drejtat tua kur të kesh nevojë për kujdes dentar

Në udhërrëfyesin e kujdesit shëndetësor 1177, mund të lexosh më shumë për kujdesin dentar dhe për të drejtat tua. Ti mund të lexosh se çka përfshihet në të ashtuquajturën mbrojtja nga kostoja e lartë. Ti mund të krahasosh çmimet dhe njësitë pranuese. Ti mund të lexosh se çka mund të bësh, nëse nuk ke para për të vajtur te dentisti.

Mer information om rättigheter och tandvård på 1177 Vårdguidens webbplats

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan