Udhëzimi i përdorimit

Kur ti blen një mall, ti ke të drejtë të marrësh një udhëzim të përdorimit. Udhëzimi i përdorimit, duhet të përmbaj udhëzimet, për të mundur ta instalosh atë, ta montosh, ta përdorësh, ta ruash dhe ta mirëmbash mallin.

Si duhet të jepet udhëzimi i përdorimit

Udhëzimi i përdorimit, duhet të jetë i përshtatur mallit përkatës të blerë dhe ky udhëzim jepet në formën e shkruar. Shpesh, ti, ke të drejtë, të marrësh udhëzimin e përdorimit në formë letre, por ndonjëherë, është e mjaftueshme që ti ta marrësh atë në formë digjitale. 

Nëse ti, p.sh. e blen një kompjuter, siç duket mund të lexohet në kompjuter, prandaj edhe mund të jetë në rregull të jepet udhëzimi në formë digjitale. Nëse, në të kundërtën ka nevojë për udhëzimet për ta startuar kompjuterin, ky, duhet të jetë në paketim.  Nëse udhëzimi i përdorimit është i mangët, ose ai mungon fare, atëherë malli mund të llogaritet jo i rregullt, sipas ligjit mbi blerjet nga konsumatori.

Lexo më shumë mbi Ligjin mbi blerjet nga konsumatori

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Ti, ke të drejtë të marrësh udhëzimin e përdorimit në suedisht

Në shumicën e rasteve, mund të kërkosh të marrësh udhëzimin e përdorimit në suedisht. Nëse nuk ka një të tillë, mund të jetë në rregull edhe nëse në vend të udhëzimi të përdorimit ka në përgjithësi simbole të njohura dhe të kuptueshme.

Ndonjëherë duhet ta pranosh edhe në anglisht

Ka përjashtime, kur ti, edhe duhet ta pranosh udhëzimin e përdorimit, në anglisht. Vlen për mallra, për një rrjet të ngushtë të klientëve me njohuri të veçanta, p.sh. për aparate të avancuar teknik ose elektronik. Informacion sigurie, si p.sh. tekste me vërejtje, ti, ke gjithmonë të drejtë të marrësh në suedisht.

Nëse ti dhe ndërmarrja nuk bini dakord

Nëse je ankuar te ndërmarrja, por megjithatë nuk merr udhëzimet e nevojshme, për të mundur të përdorësh mallin, ti mund të kesh të drejtë ta anulosh blerjen dhe paratë të kthehen prapa. Nëse ndërmarrja të përgjigjet jo, në kërkesat e tua, ti mund ta lajmërosh rastin në Pleqësinë e Përgjithshme të Reklamimeve (sued. ARN), për ta provuar/shqyrtuar mosmarrëveshjen.

Më shumë, se si e lajmëron rastin në ARN 

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Hjälpte artikeln dig?