Udhëzim përdorimi

Kur të blesh një mall, ke të drejtë të marrësh udhëzimin e përdorimit. Udhëzimi i përdorimit duhet të përmban, udhëzimet e instalimit, montimit, përdorimit, ruajtjes dhe kujdesit për atë mall.

Nëse nuk ka udhëzim përdorimi, ai mund të llogaritet ndonjëherë si mall defekt. Nëse shitësi nuk ndërmerr diçka që të marrësh një udhëzim përdorimi, mund të kesh të drejtë të kthesh mallin dhe t´i marrësh të hollat tua.

Ti ke të drejtë të marrësh udhëzim përdorimi në suedisht

Në shumicën e rasteve mund të kërkosh të marrësh një udhëzim përdorimi në suedisht. Nëse nuk ka një të tillë, shkon/bën edhe nëse udhëzimi i përdorimit ka simbole të përgjithshme të qarta e të kuptueshme.

Ndonjëherë mund të pranosh edhe në anglisht

Ka përjashtim kur duhet të pranosh që udhëzimi i përdorimit është në anglisht. Kjo vlen për mall dedikuar një rrethi të kufizuar klientësh me njohuri të veçanta, për shembull për aparate të avancuara teknike apo elektronike. Informacioni i sigurisë, për shembull tekstet e paralajmërimit, ke gjithmonë të drejtë të marrësh në suedisht.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan