Të përdorura dhe të dorës së dytë

Kur të blejsh mall të përdorur dhe në një shitore të mallit të dorës së dytë, ti je i mbrojtur nga Ligji mbi blerjet e konsumatorit. Por, ki kujdes të kontrollosh mallin, para se të blejsh, pasi që ato shiten në gjendjen ekzistuese. 

Shitoret e mallit të dorës së dytë, shesin ndonjëherë në llogari të dikujt tjetër. Por, shitoret kanë gjithmonë përgjegjësinë e shitësit ndaj teje si klient.

Shitorja e mallit të dorës së dytë, përgjigjet për kualitetin e mallit

Shitorja përgjigjet për të gjitha të dhënat për kualitetin e mallit, larjen e tyre etj. Nëse malli yt ka defekt, mund të kërkosh që shitorja të bën diçka ndaj atij defekti ose të ulë çmimin. Kjo vlen nëse nuk je informuar për një defekt të mallit ose nëse ti vet e ke zbuluar defektin kur e ke blerë atë.

Malli i përdorur shitet në gjendjen ekzistuese

Meqenëse bëhet fjalë për mall të përdorur, duhet të pranosh se malli mund të ketë disa mangësi. Ti nuk ke të drejtë të reklamosh mallin me defekt dhe me defekt estetik, nëse shitorja qartë ka informuar për këtë. Prandaj, kontrollo mallin me kujdes, para se të blejsh.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan