Të blesh nga personi privat

Legjislacioni për konsumatorin nuk vlen me rastin e blerjes në mes dy personave privat. Kjo do të thotë se ti nuk i ke të njëjtat të drejta sikurse kur blen nga një ndërmarrje. 

Kur të blesh diçka nga një person privat, vlen Ligji mbi blerjet. Ky ligj nuk është detyrues, çka do të thotë se ti dhe shitësi mund të bini dakord për rregulla të tjera, nga ajo se çka thotë ligji. Shitësi mundet, për shembull, të lirohet nga përgjegjësia për defektin. Vlen, për shembull, për mall të përdorur i cili shitet në gjendjen ekzistuese.

Nëse malli nuk është në gjendjen e pritshmërisë tënde

Kur blen privatisht, si pikënisje është ajo marrëveshje, çfarë ti dhe shitësi jeni marrë vesh, dhe kjo gjë vlen.

Malli mundet, megjithatë, të konsiderohet me defekt, nëse:

  • Malli nuk është ashtu siç ka thënë shitësi
  • Malli është në një gjendje shumë më të keqe se sa qe mund të parashikoje, për shembull, duke u nisur nga se sa kushton malli
  • Shitësi ka heshtur e nuk të ka treguar për defekt të karakterit serioz, që ai e dinte. 

Nëse ke problem me mallin pas blerjes, dhe ti e shitësi nuk mund merreni vesh, atëherë ti mund të kontaktosh gjykatën.

Ki parasysh të bëni marrëveshje, në lidhje me të drejtën e ndërrimit të mendjes

Kur ti blen nga një person privat përmes rrjetit, për shembull në Blocket, ti nuk mund të ndërrosh mendje në të njëjtën mënyrë, si kur blen nga një ndërmarrje. Për të qenë e vlefshme e drejta e ndërrimit të mendjes, duhet ti dhe shitësi të kishit rënë dakord për këtë, para blerjes.

 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Hjälpte artikeln dig?