Tarifë e kartelës

Kur të paguash me kartelë llogarie ose me kartelë krediti, ndërmarrjet nuk kanë të drejtë të marrin tarifa për shërbimin që ti paguan me kartelë.

Nuk lejohet që një ndërmarrje të merr një tarifë, kur ti paguan me kartelë llogarie ose me kartelë krediti, për shembull me Visa-kartelë ose me Mastercard-kartelë. Për të qenë i ligjshëm një tarifë administrimi, kjo duhet të vlen për të gjitha llojet e pagesës që ofron ndërmarrja, jo vetëm pagesa me kartelë.

Ndërmarrja mund të zgjedhë mënyrën e pagesës

Një ndërmarrje ka të drejtë të zgjedh çfarëdo mënyre të pagesës që ata të ofrojnë ty si konsumator. Ndërmarrja mundet, për shembull, të zgjedh që ti vetëm të paguash me kartelë llogarie ose me kartelë krediti, kur ti blen mbi një shumë të caktuar, për shembull 50 ose 100 korona.

Në disa rast, ndërmarrja ka të drejtë të merr tarifë të kartelave

Nëse ti blen përmes internetit nga një ndërmarrje e cila ju drejtohet konsumatorëve suedez, por ndërmarrja gjendet në një shtet tjetër, zakonisht vlen ligji suedez. Një ndërmarrje e cila është jashtë shtetit, në disa raste mund të ketë të drejtë të merr tarifa të kartelave, por kjo varet nga ligji i atij shteti.

Të blejsh një udhëtim nga uebfaqja e një kompanie ajrore

Në disa raste mund të jetë e lejuar për një kompani ajrore të merr një tarifë kartele, nëse ti zgjedh të paguash me kartelë. Një shembull është Ryanair që ka zgjedhur ligjin irlandez si të vlefshëm, pasi që selia e tyre gjendet në Irlandë. Në Irlandë nuk ekziston ndonjë ndalesë ndaj tarifave të kartelave, prandaj kompania ajrore ka të drejtë të merr tarifa, nëse ti zgjedhë të paguash me kartelë.

Nëse ti e blen një udhëtim përmes rrjetit tek një agjenci udhëtimesh, të cilët ju drejtohen klientëve suedez, vlen ligji suedez dhe atëherë tarifat e kartelave nuk janë të lejuara.

 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan