Sigurimi i shtëpisë

Një sigurim shtëpie firmos për të mbrojtur shtëpinë dhe gjësendet tua. Nëse je pronar i banesës, duhet të kompletosh sigurimin e shtëpisë, me një sigurim të banesës që e ke në pronësi të përbashkët ose një sigurim të vilës. 

Sigurimi i shtëpisë përbëhet nga disa pjesë të ndryshme:

  • Mbrojtje të pasurisë
  • Mbrojtje në rast udhëtimi
  • Mbrojtje përgjegjësie
  • Mbrojtje juridike dhe
  • Mbrojtje në rast sulmi

Mbrojtje e pasurisë jep kompensim në rast vjedhje të gjërave tua ose nëse digjet banesa jote dhe gjërat prishen.

Një mbrojtje në rast udhëtimi, të jep mbrojtje në rast sëmundje dhe në rast aksidenti, gjatë kohës që je në udhëtim e sipër. Mbrojtja mjafton për shumicën e gjërave për 45-60 ditë.

Mbrojtje përgjegjësie vlen, nëse detyrohesh t´i paguash dikujt dëmshpërblim dhe një mbrojtje juridike të jep mundësinë të marrësh kompensim për disa shpenzime gjyqësore, në rast mosmarrëveshje.

Mbrojtje në rast sulmi, mund të jep ty kompensim, nëse të keqtrajton/të rrahë dikush.

Sigurimi i shtëpisë vlen, në shumicën e rasteve, për të gjithë ata të cilët janë të shënuar në Gjendjen Civile në atë adresë, dhe janë anëtar e asaj familje, domethënë, duhet të banoni së bashku. Sigurimi, në shumicën e rasteve, nuk vlen për atë që banon si qiraxhi aty. Qiraxhiu duhet të ketë një sigurim të vetin.

Marrëveshje njëvjeçare

Kur të firmosësh një sigurim shtëpie, bën një marrëveshje e cila vlen një vit. Koha e marrëveshjes, në shumicën e sigurimeve të gjësendeve, është një vit. Prandaj, ti nuk mund të anulosh sigurimin gjatë kësaj kohe, për shembull, nëse të ofrohet një sigurim tjetër me një çmim më të ulët. Pse marrëveshja nuk vlen më shumë se një vit, është për arsye që të kesh mundësi të ndërrosh sigurimin, ditën e skadimit kryesor. Nëse nuk e anulon marrëveshjen ose nuk e ndërron sigurimin ditën e skadimit kryesor, atëherë zgjatet sigurimi automatikisht edhe për një vit.

Përjashtime dhe kufizime

Të gjitha sigurimet kanë përjashtime dhe kufizime të ndryshme. Për të ditur saktësisht se çka vlen për sigurimin tënd, duhet t´i lexosh kushtet me kujdes. Ti, po ashtu, ke të drejtë sipas Ligjit mbi marrëveshjet e sigurimit, të marrësh një përmbledhje të pjesës më të rëndësishme të informacionit që duhet të dish, si dhe për kufizimet e rëndësishme. Ky quhet informacion paraprak para blerjes.

Mbrojtje ndaj çdo rreziku dhe lëndimeve/dëmeve, në rast fatkeqësie

Me mbrojtje ndaj çdo rreziku, mund të marrësh kompensim për të ashtuquajturat, për ndodhitë e papritura e të paparapara, ato që zakonisht quhen lëndime/dëme në rast fatkeqësie. Në disa sigurime shtëpie, përfshihet një mbrojtje ndaj çdo rreziku. Nëse nuk është kështu, do të ishte mirë të kompletosh me një mbrojtje të tillë.

Asnjë kompensim në rast aksidenti

Në sigurim të shtëpisë, nuk përfshihet ndonjë kompensim në rast aksidenti ose në rast sëmundje (me përjashtim të lëndimeve akute ose sëmundjeve gjatë udhëtimit). Për të marr kompensim për një lëndim me pasoja të përhershme, i shkaktuar në një aksident, nuk ka nevojë të firmoset një sigurim i veçantë për raste aksidenti.

Lexo më shumë mbi sigurimet e shtëpive në uebfaqen e Byrosë së Sigurimeve të Konsumatorëve

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan