Sigurimi i fëmijës

Një sigurim i mirë i fëmijës duhet të përmban mbrojtje, si për sëmundjet ashtu edhe për aksidentet. Fëmijët dhe të rinjtë janë shpesh të siguruar përmes shkollës së tyre ose përmes kujdesit për fëmijë. Ai sigurim vlen vetëm për aksidentet dhe nuk mbulon rastet që ndodhin gjatë kohës së lirë. Fëmijët kanë nevojë për një sigurim të veçantë, që ata të kenë një mbrojtje, si për sëmundjet ashtu edhe për aksidentet.

Kështu e firmos një sigurim

Një sigurim të fëmijës mund të firmosësh përmes uebfaqes së ndërmarrjes së sigurimeve, përmes një sekseri të sigurimeve, ose përmes shërbimit të klientit të ndërmarrjes së sigurimeve. Një alternativë mundet, po ashtu, të jetë që të sigurosh fëmijën përmes një sigurimi në grup. Ti e bën kërkesën që të kesh një sigurim dhe ti ke nevojë të plotësosh një deklaratë shëndetësore mbi shëndetin e fëmijës. Sigurimi vlen vetëm për sëmundjet dhe lëndimet e shkaktuara, pas firmosjes së sigurimit.

Përjashtim për sëmundjet

Të gjitha sigurimet e fëmijëve kanë përjashtime dhe kufizime, për disa sëmundje. Shpesh llogaritin ndërmarrjet në kushtet e tyre të sigurimit, ato sëmundje të cilat përjashtohen. Një pjesë e ndërmarrjeve e bëjnë të ditur, se sëmundjet që i ke, që nga lindja janë përjashtuar, nëse ato sëmundje janë shfaqur me simptomat e veta, para moshës gjashtë vjeçare. Përveç sëmundjeve me të cilat ka lindur fëmija, është e zakonshme me përjashtime dhe kufizime për sëmundjet psikike, sëmundje nervash dhe sëmundje muskujsh. Tek disa ndërmarrje, ka mundësi për një kompensim të kufizuar, edhe pse ajo sëmundje është e përjashtuar.

Marrëveshje njëvjeçare

Një marrëveshje për sigurim të fëmijës vlen një vit. Pastaj ke të drejtë të vazhdosh dhe të kesh të njëjtin sigurim, por ndërmarrja ka të drejtë të ndryshoj kushtet e saja. Por ata natyrisht duhet të njoftojnë për këto ndryshime. Ti mund të marrësh disa kompensime, për shembull, kompensim invaliditeti, nga më shumë sigurime, nëse ti ke një sigurim të fëmijës përmes shkollës si dhe një sigurim individual të fëmijës.

Shuma e sigurimit

Ti mund të zgjedhësh në mes disa shumave të ndryshme të sigurimit dhe atëherë të paguash shuma të ndryshme. Shuma e sigurimit ndikon në kompensimin e invaliditetit që mund të marrësh, në rast sëmundje ose në rast lëndimi aksidental.

Çka përfshinë?

Kompensimet më të rëndësishme që përfshihen në një sigurim të fëmijës janë:

  • Invaliditet mjekësor (një zvogëlim i përhershëm i funksionit fizik dhe psikik)
  • Invaliditet ekonomik (një aftësi e qëndrueshme për punë)
  • Kompensim në rast shtese për kujdes
  • Një shumë e njëhershme në rast të disa diagnozave serioze
  • Kompensim për fëmijë më të moshuar, në rast të pushimit mjekësor
  • Kompensim në rast qëndrimi në spital dhe shpenzimet për kujdes mjekësor

Lexo më shumë mbi sigurimet e fëmijëve në uebfaqen e Byrosë së Sigurimeve të Konsumatorëve

 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan