Sigurimet e makinave

Ti që je pronar i një makine të cilën nuk e ke çregjistruar, sipas ligjit, duhet të kesh një sigurim trafiku për makinën.

Nëse nuk e firmos një sigurim trafiku për makinën tënde, do të marrësh një kërkesë detyrimi për tarifën e sigurimit në trafik, nga Shoqata e Sigurimeve në Trafik. Tarifa në ditë, për ato ditë që makina është e pasiguruar, është 100 korona në ditë.

Çfarë sigurimi të makinës duhet të kesh?

Gati të gjitha makinat kanë një kasko-garanci tri vjeçare, ashtu që gjatë asaj kohe është e mjaftueshme të kesh gjysmë sigurim. Vini re ndërkaq, se makinat e importuara drejtpërdrejtë, nuk kanë ndonjë kasko-garanci.

Kur kasko-garancia skadon, duhet të firmosësh një sigurim të plotë.

Pas disa vitesh, mund të mendohesh të kesh përsëri vetëm gjysmë sigurimi, varësisht se sa vlerë ka makina.

Nëse makina ka një vlerë shumë të vogël, mund të mendohesh të zgjedhësh vetëm sigurim trafiku. Një anë negative në atë rast është, se nuk ke mbrojtje juridike, pasi që ajo përfshihet nga gjysmë sigurimi.

Krahaso ndërmarrjet

Çka përfshihet nga sigurimi, ndryshon në mes të ndërmarrjeve të sigurimit dhe mund të ketë dallim kostoja e sigurimit, disa mijëra korona në vit, ashtu që ia vlen të krahasosh ndërmarrjet.

Sigurimi në trafik

Sipas ligjit, makina duhet të ketë një sigurim në trafik. Ai sigurim i kompenson të gjitha lëndimet e personit tjetër, të shkaktuara nga makina jote. Ky sigurim kompenson, po ashtu, dëmet që ti i shkakton në pasurinë e tjetrit.

Gjysmë sigurimi

Gjysmë sigurimi përfshinë, sigurimin në trafik, vjedhjes, zjarrit, xhamit, makinës/motorit, shpëtimit dhe sigurimin e mbrojtjes juridike. Në gjysmë sigurim, nuk përfshihet kasko-sigurimi.

Sigurimi i plotë

Sigurimi i plotë përbëhet nga gjysmë sigurimi si dhe nga kasko-sigurimi. Kasko-sigurimi kompenson dëmet në makinën tënde, të shkaktuara në një aksident trafiku, por edhe në raste aksidenti, si për shembull kur një pemë bie mbi makinën tënde. Vlen, po ashtu, edhe në rast se dikush të dëmton makinën tënde, për shembull duke e gërvishtur vernikun.

Mos e vë kurrë dikë tjetër si pronar

Mos e vë kurrë dikë tjetër, për shembull nënën ose babanë tënd, si pronar të makinës tënde dhe si sigurues të makinës, vetëm pse sigurimi në emrin e tyre është më i lirë. Në rast të një dëmi/lëndimi, do të thotë se ti nuk merr fare kompensim.

Nëse nuk e përdor makinën

Nëse makina jote është e çregjistruar, do të thotë që ti nuk e përdor makinën dhe ti e ke të regjistruar në regjistrin e trafikut rrugor, atëherë nuk ke nevojë për sigurim të makinës.

Lexo më shumë mbi sigurimet e makinave në uebfaqen e Byrosë së Sigurimeve të Konsumatorëve 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan