Sigurim shtesë

Kur të blesh mall si një tv ose një kompjuter, ndonjëherë shitësi të propozon të lidhësh një sigurim shtesë për produktin. Duke u informuar se çfarë mbrojtje tashmë ke, mund të vlerësosh nëse ke nevojë për këtë sigurim shtesë apo jo.  

Mbrojtja jote nga Ligji i blerjeve të konsumatorit

Ti ke të drejtë të reklamosh një mall brenda tre vitesh, nëse malli ka defekt. Këtë e bën duke e kontaktuar shitësin dhe i tregon se nuk je i kënaqur me mallin. Ti i tregon, po ashtu, pse je i pakënaqur me mallin. Atëherë shitësi e ka për detyrë të ndreq defektin.

Kushtet për garancinë eventuale

Shpesh shiten tv, kompjuter dhe mall të ngjashëm me një ose dy vite garanci. Por, garancia nuk vlen nëse shitësi mund të dëshmoj se defekti varet nga një ngjarje aksidentale ose e ke trajtuar/përdorur gabimisht mallin.

Mbrojtja në sigurimin tënd të shtëpisë

Informohu nëse tashmë ke një sigurim shtesë të përfshirë nga sigurimi i shtëpisë. Një sigurim i këtillë shtesë quhet, për shembull, sigurim ndaj të gjitha rreziqeve ose sigurim në rast fatkeqësie.

Ai që dallon sigurimin shtesë të produktit nga sigurimi shtesë i përfshirë nga sigurimi yt i shtëpisë, është zakonisht rreziku personal. Do të thotë, për atë pjesë të dëmit për të cilën duhet të paguash vet, në rast se ndodhë diçka. Përveç kësaj, zbritja për vjetërsinë mund të ndryshoj. Zbritja për vjetërsinë do të thotë se kompensimin të cilin e merr, zbritet me vjetërsinë të gjësendit të siguruar.

Lexo kushtet me kujdes

Lexo kushtet me kujdes kur sigurimet ndonjëherë nuk mbulojnë humbjen e produktit, do të thotë, nëse ti për shembull, e ke humbur mallin. Shtesa e sigurimit tënd të shtëpisë vlen edhe për shumicën e gjërave që ti i ke në shtëpi, pra jo vetëm tv-n ose kompjuterin.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan