Reklamo – për mall ose shërbim me defekt

Të reklamosh domethënë se ti e kontakton shitësin dhe i tregon se ti nuk je i kënaqur me mallin ose shërbimin që ke blerë. Ti i tregon, po ashtu, pse nuk je i kënaqur. 

Të drejtat tua në rast defekti

Nëse rezulton se defekti është që nga fillimi, ke të drejtë që:

  • Të ndreqësh mallin ose shërbimin (të rregullohet)
  • Të marrësh një mall të ri, pa defekt (rilivrim)
  • Të zbritet çmimi
  • Të anulohet blerja
  • Të presësh për një kohë me pagesën
  • Të marrësh dëmshpërblim

Ti nuk mund të bësh të gjitha kërkesat, në të njëjtën kohë. Shpesh e ndreqin mallin ose të japin një mall të ri. Shitësi ka të drejtë të ndreq mallin, nëse i kushton shumë një mall i ri.

Për të pasur të drejtë të anulosh blerjen dhe t´i marrësh prapa paratë tua, duhet defekti të jetë esencial. Për të pasur të drejtë të marrësh dëmshpërblim, malli ose shërbimi me defekt, duhet të shkaktoj ty shpenzime shtesë. Nëse dëshiron të kërkosh dëmshpërblim për shpenzimet dhe humbjet, është me rëndësi që të dëshmosh se çfarë shpenzimesh ke pasur. Kjo, për shembull, mund të jetë një dëshmi nga ndërmarrja jote për zbritje të rrogës ose dëshmi të pagesës për riparim të mallit.

Ti mund të reklamosh brenda tri vjetësh

Ti ke të drejtë të reklamosh një mall, tri vjet, pas marrjes së mallit. Për disa shërbime, ke të drejtë reklamimi. deri në dhjetë vjet. Një mall, mund të ketë garanci që është më pak se tri vjet, por kjo nuk e shkurton kohën e reklamimit.

Reklamo sa më parë që është e mundur

Është me rëndësi të kontaktosh shitësin dhe t´i tregosh për defektin, sa më parë që është e mundur. Nëse e bën reklamimin brenda dy muajsh, llogaritet gjithmonë që reklamimi është bërë brenda afatit të duhur. Kohë e arsyeshme mund të jetë edhe një kohë më e gjatë se dy muaj.

Ti duhet të dëshmosh pas gjashtë muajsh

Gjithmonë duhet të tregosh që malli ose shërbimi, ka faktikisht një defekt. Gjatë gjashtë muajve të parë pas blerjes, është shitësi që duhet të dëshmoj se defekti nuk ishte që nga fillimi. Pas kalimit të gjashtë muajve, ti duhet të dëshmosh, se nuk je ti që e ke shkaktuar defektin.

Udhërrëfyes i ankesave të ndihmon ty

Udhërrëfyesi është shërbim i thjeshtë në ueb, ku mund të kesh ndihmë për të bërë ankesë për një mall apo një shërbim.
Shko te udhërrëfyesi i ankesave klagoguiden

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan