Para se të huazosh

Nëse ke nevojë të huazosh para, është me rëndësi të lexosh, çfarë lloj huaje të përshtatet ty. Fol me më shumë banka, krahaso kushtet dhe koston për huat e ndryshme.

Ti gjithmonë ke të drejtë të informohesh paraprakisht, për një projekt marrëveshje të huas, para se të vendosësh se çfarë huaje dëshiron të marrësh dhe cilën bankë do të zgjedhësh. Projekt marrëveshja të bën të kuptosh se çka do të thotë një marrëveshje e huas me atë bankë të veçantë, për shembull se cilat kosto të ndryshme janë të lidhura me huan.

Banka e cila të jep ty huan, duhet të sqaroj ty se çka do të thotë kjo hua. Është me rëndësi të lexosh se çka do të thotë huaja dhe çfarë përparësish dhe anë negative kanë llojet e ndryshme të huas.

Banka nuk është e detyruar të huazoj ty para, ajo pra kat ë drejtë të refuzoj kërkesën tënde të huas, pavarësisht si duket ekonomia jote. Por, ti ke të drejtë dish, pse nuk t´u dha huaja.

Provim i kredisë dhe njoftim kredie

Para se të akordohet një hua, banka duhet të kontrolloj nëse ti ke mundësi ta paguash huan. Kjo do të thotë, në shumicën e rasteve, që banka bën një kontrollim të quajtur njoftim kredie. Ti, pas disa ditësh, gjithmonë merr një kopje në adresën tënde të njoftimit të kredisë.
Para se të marrësh një hua, ti duhet natyrisht të vështrosh ekonominë tënde dhe të kontrollosh, nëse ti ke mundësi ta kthesh huan, duke u nisur nga kushtet tua.

To Budgetkalkylen

Mer om hur lån fungerar på Konsumenternas webbplats

Mer om förhandsinformation på Konsumenternas webbplats

Mer om kreditprövning på Konsumenternas webbplats

 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan