Nëse ti, nuk i paguan faturat e tua të energjisë elektrike

Nëse ti, nuk i paguan faturat e tua të energjisë elektrike, rrezikon që ta ndërpresin elektricitetin.

Para së gjithash, nëse ti nuk e paguan faturën e elektricitetit, do të kesh kosto më të lartë, pasi që mund të ngarkohesh me tarifa ri kujtese, kamatëvonesë si dhe kërkesë të arkëtimit.       Rrallëherë kjo gjë shkon aq larg, sa që të ndërpritet elektriciteti.

Nëse mungesa e pagesës vlerësohet si shkelje qenësore e marrëveshjes, megjithatë elektriciteti yt mund të ndërpritet.   Para se të ndërpritet elektriciteti, ndërmarrja duhet të ndjek kushtet e ligjit mbi elektricitetin.  Nëse ndërmarrja ka shkelur këto rregulla, ose nëse nuk ka shkaqe të mjaftueshme për ndërprerjen e elektricitetit, mund të kesh të drejtë të marrësh dëmshpërblim, nëse ti ke pësuar dëm, nga ndërprerja.

Nëse ndërmarrja e elektricitetit ka filluar procedurën e ndërprerjes, ti je i detyruar të paguash për shpenzimet e arsyeshme të shkaktuara, atëherë kur është bërë shkelja e dukshme e marrëveshjes.

Nëse ti ke mendimin ndryshe nga mendimi i ndërmarrjes rreth kësaj çështje, duhet sa më parë, të mohosh këtë, me shkrim.  Në mohim e bën të ditur arsyen e kundërshtimit, që do të thotë, pse ti, mendon se kërkesa është e gabuar.

Ndërmarrja e elektricitetit përgjigjet që rutina e ndërprerjes të bëhet sipas rregullave të ligjit mbi elektricitetin, edhe pse ndërmarrja e elektricitetit e ka angazhuar një përfaqësues, p.sh. një ndërmarrje arkëtimi.

Ndërprerja për shkak të pakujdesisë të pagesës mendohet të jetë vetëm pakujdesi e pagesës ndaj ndërmarrjes së elektricitetit.

Kërkesë dhe ndërprerje

Para se të ndërpritet elektriciteti, do të lutesh të paguash borxhin tënd.  Nëse ti edhe më tutje nuk e paguan, ndërmarrja e elektricitetit duhet përmes njoftimit të lut ty të paguash brenda tri javësh.  Njëkohësisht, ndërmarrja e elektricitetit, duhet t´i dorëzoj njoftim pleqësisë sociale, në lidhje me pagesën e munguar.  Atëherë, më pas mund të bëhet ndërprerja.

Nëse ti, e bën një pagesë të pjesshme, para se të ndërpritet elektriciteti, ndërmarrja e elektricitetit, duhet të bëj një vlerësim të ri thelbësor.

Më shumë informacion, në ueb faqen e Byrosë të Tregut të Energjisë

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Për të marrë ndihmë

Nëse ti, ke nevojë për ndihmë me ekonominë tënde, ti, mund t´i drejtohesh këshilltarit komunal për buxhet dhe borxhe.

Gjej këshilltarin tënd të komunës për buxhet dhe borxhe

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Hjälpte artikeln dig?