Nëse ti nuk e paguan faturën e elektricitetit

Nëse ti nuk i paguan faturat e tua të elektricitetit, rrezikon që të ndërpresin elektricitetin. 

Para së gjithash,do të kesh shpenzime më të larta, nëse ti nuk e paguan faturën tënde të elektricitetit, pasi që ti mund të ngarkohesh nga tarifat e rikujtesës, kamatën e vonesës dhe të kërkesës së inkasimit. Rrallëherë shkon aq larg, që të ndërpresin elektricitetin.

Nëse mospagesa jote vlerësohet si shkelje e rëndësishme e marrëveshjes, atëherë elektricitetin tënd mund të ndërpresin. Para se të ndërpresin elektricitetin, ndërmarrja duhet të ndjek kërkesat e Ligjit mbi elektricitetin. Nëse ndërmarrja është e pavëmendshme në ketë rast, ose nuk ka shkaqe të mjaftueshme për të ndërprerë elektricitetin, mund të kesh të drejtë të marrësh dëmshpërblim, nëse ti ke pësuar dëm.

Nëse të është ndërprerë elektriciteti, ti e ke për detyrë të paguash për shpenzimet në lidhje me masën e rivendosjes, me kusht që ndërmarrja ka vepruar korrekt, kur e ka ndërprerë elektricitetin.

Nëse ke një mendim tjetër nga ai i ndërmarrjes në lidhje më këtë çështje, ti duhet sa më parë që është e mundur të kundërshtosh kërkesën me shkrim. Në kundërshtimin tënd e bën të ditur shkakun e kundërshtimit, do të thotë, pse ti mendon se kërkesa është e gabuar.

Kërkesë për shkëputje

Para se elektriciteti yt të ndërpritet, do të kërkojnë të paguash borxhin tënd. Nëse ti akoma nuk e paguan borxhin, ndërmarrja e elektricitetit përmes njoftimit kërkojnë të paguash brenda tri javësh. Më pastaj mund të bëhet ndërprerja e elektricitetit.

Nëse paguan një pjesë të borxhit, para se të ndërpritet elektriciteti yt, ndërmarrja e elektricitetit duhet të bën një vlerësim të ri thelbësor.

Të marrësh ndihmë

Nëse ke nevojë për ndihmë me ekonominë tënde, mund t´i drejtohesh këshilltarit komunal për buxhet dhe rimëkëmbje.

More information on Swedish Consumer Energy Markets Bureaus website

Find your Budget and debt adviser 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan