Nëse ndërmarrja të jep çmimin e gabuar

Ndërmarrjet janë të detyruara të japin informacion të saktë dhe të qartë të çmimeve. Ndërkaq, ndodhë ndonjëherë, që prodhimet shënohen me çmim të gabuar dhe atëherë nuk mund të presësh të blesh atë prodhim me çmimin e gabuar.

Çmimi i gabuar në shitore

Ti, nuk mund të kërkosh të blesh mallin me çmimin që është shënuar në cepin e raftit, pasi që një marrëveshje lidhet atëherë kur ti arrin te arka.   Ndërkaq, ti mund të zgjedhësh të mos e realizosh blerjen, nëse çmimi del se është i gabuar.

Çmimi i gabuar në shpallje

Ti, nuk mund të kërkosh të blesh një prodhim, me një çmim të shkruar në një shpallje. Një e dhënë e çmimit në një shpallje, nuk është detyruese ta merr përsipër ndërmarrja. 

Por, ti në disa raste, mund të marrësh kompensim për koston që ti ke pasur, për shkak të shpalljes së gabuar, p.sh. për udhëtimin e panevojshëm deri te shitorja.

Çmimi i gabuar në ueb shitoren

Nëse ti, e ke blerë një mall në ueb shitore dhe ti ke marrë një konfirmim për blerjen, ti mund të pohosh, se ke të drejtë ta blesh prodhimin, me çmimin e deklaruar, por vetëm për aq kohë që nuk është dukshëm, se çmimi është i gabuar dhe ti ke blerë me besimin e quajtur „bindjen e ligë“. Një ueb shitore nuk e lidhë atë me një porosi, nëse ti e ke kuptuar ose është dashtë të kuptosh, se çmimi i deklaruar është tepër i ulët.

Nëse ti dhe shitorja nuk jeni dakord se çmimi dukshëm ka qenë i gabuar, ti mund t´i drejtohesh Pleqësisë së Përgjithshme të Reklamimeve (sued. ARN), për ta provuar mosmarrëveshjen.

Më shumë se si e bën lajmërimin në ueb faqen - ARN

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Lajmëro të dhënat e gabuara të çmimit   

Enti i Konsumatorëve e ka për detyrë të kontrolloj që ndërmarrjet japin informacion të saktë dhe të qartë për çmimet.  Nëse një ndërmarrje jep të dhëna të gabuara të çmimeve, ti mund ta lajmërosh atë te Enti i Konsumatorëve.

Më shumë për mënyrën se si ti bën një lajmërim në ueb faqen e Entit të Konsumatorëve

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Hjälpte artikeln dig?