Marrëveshje

Kur të blejsh akullore, porosit bileta ose rezervon dhomë hoteli, do të thotë se ti lidhë një marrëveshje. Prandaj është mirë të dish se çfarë rregullash vlejnë kur të blejsh diçka. 

Për shembull, pas marrëveshjes shitësi nuk guxon të ndryshoj çmimin.

Ti duhet të jesh i moshës madhore

Për të lidhë një marrëveshje, ti duhet të jesh mbi 18 vjeç. Ka tri përjashtime:

  • Nëse prindërit e tu ose kujdestarët të kanë dhënë leje për të lidhë marrëveshjen.
  • Nëse i ke mbushur 16 vjet, ke të drejtë të blesh gjëra me paratë që i ke fituar vetë.
  • Nëse ke shtëpinë tënde para moshës 18 vjeç, ke të drejtë të blejsh për shtëpinë.

Malli duhet paguar me para në dorë. Për të blerë me kredi, ti duhet të jesh mbi 18 vjeç ose të miratohet marrëveshja nga një kujdestar. Të blesh me faturë, llogaritet si blerje me kredi.

Lexo për kushtet e marrëveshjes para blerjes

Lexo gjithmonë për kushtet e marrëveshjes, para se të blejsh. Shitësi duhet të informoj për kushtet, para blerjes. Por ti, zakonisht, je i lidhur nga një marrëveshje, pavarësisht se a ke lexuar për kushtet apo jo.

Ti nuk je i lidhur për kushte jo të arsyeshme të një marrëveshje

Një marrëveshje, nuk guxon të ketë kushte të cilat nuk e ndjekin Ligjin mbi mbrojtjen e konsumatorit ose ligjet e tjera detyruese për mbrojtjen e konsumatorit. Këto quhen kushte të paarsyeshme të marrëveshjes. Nëse një shitës shkruan në kushtet e tija se ti duhet të reklamosh brenda një viti, kjo gjë është në kundërshtim me Ligjin mbi blerjet e konsumatorit, i cili thotë se ti ke tri vjet afat për të reklamuar. Një kusht i këtillë është i pavlefshëm.

Një përjashtim është kur ti blen nga një person privat. Në atë rast vlen Ligji mbi blerjet dhe ju bini vet dakord për kushtet e blerjes.

Mer om köpa av privatperson

Ti nuk ke nevojë të paguash për mallin të cilin nuk e ke porositur

Ti duhet të kesh pranuar një blerje ose një marrëveshje, për të qenë ajo e vlefshme. Nëse të jepet një mall të cilin nuk e ke porositur, në atë rast nuk je i detyruar të paguash atë mall. Por, ti nuk ke as të drejtë të mbash mallin.

Nëse shitësi nuk e ndjek ligjin

Nëse përplasesh me një shitës i cili përdor kushte të paarsyeshme të marrëveshjes, mund të lajmërosh atë tek Enti i Konsumatorëve.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan