Marrëveshja dhe kushtet

Kur ti blen diçka, porositë biletë ose rezervon një dhomë hoteli, ti lidh një marrëveshje. Prandaj, është mirë të dish, se cilat janë rregullat kur ti blenë.

Ti, duhet të jesh i moshës madhore

Për të lidhë marrëveshje, ti, duhet të jesh mbi 18 vjeç. Ndërkaq, ka tri përjashtime:

  • Nëse prindërit e tu, ose kujdestarët, kanë dhënë leje për lidhjen e marrëveshjes.
  • Nëse ti, ke mbushur 16 vjet, ke të drejtë të blesh me paratë, të cilat ti vet i ke fituar. 
  • Nëse ti ke familje para moshës 18 vjeçare, ti, ke të drejtë të blesh, për nevojat e familjes.

Nëse ti je nën moshën 18 vjeç, ti duhet të paguash mallin me para në dorë. Për të blerë me kredi, ti duhet të jesh mbi 18 vjeç, ose marrëveshja duhet të miratohet nga kujdestari. Të blesh me faturë, llogaritet si blerje me kredi.

Ty, nuk të lidhin kushtet e paarsyeshme të një marrëveshje

Lexo gjithmonë kushtet e marrëveshjes, para se të blesh. Shitësi duhet të informoj ty mbi kushtet, para blerjes. Ti zakonisht je i detyruar nga një marrëveshje, pavarësisht nëse ti i ke lexuar kushtet apo jo.

Me këtë, një marrëveshje nuk mund të përmbajë kushte të cilat nuk e ndjekin ligji e blerjeve nga konsumatorët, ose ligjet e tjera detyruese mbrojtës të konsumatorit. Këto quhen kushte të paarsyeshme të marrëveshjes. Nëse një shitës shkruan në kushtet e tija, se ti, duhet të reklamosh brenda një viti, kjo është në kundërshtim me ligjin e blerjeve nga konsumatorët, ligj, i cili thotë, se ti ke afat tri vjet, për të reklamuar. Pra, një kusht i këtillë nuk vlen.

Ki parasysh, nëse ti blen nga një person privat, nuk vlen legjislacioni mbi ligjin e blerjeve nga konsumatorët. Në rast të blerjeve private, ti dhe shitësi mund të bini dakord mbi kushtet e shitblerjes.  

Lexo më shumë për blerjet nga një person privat

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Ti, nuk ke nevojë të paguash për diçka, që ti nuk e ke porositur

Ti, duhet të pranosh një ofertë, ose qartë të porositësh diçka, që të vlej një marrëveshje. Nëse një ndërmarrje pohon, se ti ke porositur diçka, atëherë ndërmarrja duhet të mund të vërtetoj këtë.

Ti, nuk je i detyruar të paguash për mallin, të cilin nuk e ke porositur, por ti, duhet gjithmonë  ta kontaktosh ndërmarrjen dhe të kundërshtosh kërkesën e gabuar, për të paguar. Ti, nuk je i detyruar të paguash, as për transportin kthyes, për diçka që ti nuk e ke porositur. Nëse ndërmarrja dëshiron që t´i kthesh mallin, mund të kërkosh një fletë për transportin (falas) kthyes.

Çka thotë ligji?

Është ligji mbi kushtet e marrëveshjes, i cili i rregullon kushtet, të cilat i përdor një ndërmarrje ndaj konsumatorëve, se a janë ato të arsyeshme apo jo. 

Më shumë mbi ligjin e kushteve të marrëveshjes

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Nëse shitësi nuk e ndjek ligjin

Nëse një ndërmarrje përdor kushte të paarsyeshme, këtë mund ta lajmërosh në Entin e Konsumatorëve. Një kusht i paarsyeshëm i një marrëveshje mund të jetë, p.sh. kur kushtet cenojnë ligjin, ose kur ndërmarrja ka përfitime të paarsyeshme, krahasuar me ty.

Lajmëroj kushtet e paarsyeshme të marrëveshjes, në ueb faqen e Entit të Konsumatorëve

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan