Livrim me vonesë

Nëse ke porositur një mall dhe shitësi nuk e livron në kohë, kjo quhet vonesë. 

Nëse nuk e merr mallin tënd në kohë, ti mundesh:

  • Të mbash një pjesë të pagesës. Ki parasysh se je ti vet që rrezikon, nëse ke mbajtur (pa paguar) një pjesë tepër të madhe të pagesës. Atëherë mund të detyrohesh t´i paguash shitësit kamatë për vonesën.
  • Kërkosh që shitësi të zbatoj blerjen. Në rast të veçantë, shitësi nuk ka nevojë të përfundoj blerjen.
  • Të anulosh blerjen. Nëse vonesa ka rëndësi të madhe për ty, mund të kthesh prapa mallin, dhe t´i marrësh përsëri paratë tua.
  • Kërko dëmshpërblim nga shitësi për koston që ke pasur për shkak të vonesës. Nëse shitësi nuk kishte mundësi të mënjanoj vonesën, në atë rast shitësi mund t´i shmanget të paguaj dëmshpërblim. 

Vonesa të ndryshme, të jep ty të drejtë për kompensime të ndryshme

Nëse një fustan dasme vonohet dhe ai livrohet pas dasmës, mund të kesh të drejtë të anulosh blerjen dhe të marrësh dëmshpërblim. Një libër i porositur i cili livrohet me vonesë, nuk të jep ty të njëjtat të drejta.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan