Livrim i vonuar i mallit

Nëse ti, e ke porositur një mall dhe ndërmarrja nuk mund ta livroj atë në kohë, kjo quhet vonesë. Nëse ju, nuk keni rënë dakord për diçka tjetër, ndërmarrja duhet të livroj një mall të porositur, brenda 30 ditëve, pasi që ju keni lidhur marrëveshjen.

Nëse ti, nuk e merr mallin në kohë, ti, mundesh:

  •  Të mbash brenda pagesën.
  •  Të kërkosh që ndërmarrja të përmbush detyrimin e blerjes.
  • Të anulosh blerjen nëse vonesa është qenësore për ty.
  •  Të kërkosh dëmshpërblim për koston që mund të kesh pasur, për shkak të vonesës.

Të mbash brenda pagesën.

Sipas ligjit mbi blerjet nga konsumatori, ti ke të drejtë ta mbash brenda pagesën si siguri që ndërmarrja ta livron mallin tënd.  Ki parasysh ta njoftosh ndërmarrjen me shkrim, që ti e mban brenda pagesën.  Nëse ti, e ke blerë mallin me kredi, p.sh. me faturë ose me këste, ti atëherë ke të njëjta të drejta të mbash brenda pagesën ndaj kredi dhënësit.  Në këto raste duhet të njoftohen, si ndërmarrja ashtu edhe kredi dhënësi.

Të kërkosh që ndërmarrja të përmbush detyrimin e blerjes.

Ti, ke të drejtë të kërkosh, që ndërmarrja të mbaj pjesën e saj të marrëveshjes dhe ta livroj mallin tënd.  Nëse malli është vonuar, ti, ke nevojë ta kontaktosh ndërmarrjen dhe të ankohesh për vonesën.  Ki parasysh që të kontaktosh me shkrim, me dëshirë përmes mejlit.  Njëkohësisht, i jep ndërmarrjes një afat shtesë, pra një datë të fundit, se deri kur duhet të livrohet ty malli.  Ki parasysh që koha shtesë mos të jetë e shkurtër, ndërmarrjes duhet t´i jepet një shans i arsyeshëm ta livroj mallin.  

Anulo blerjen  

Nëse ti i ke dhënë ndërmarrjes një afat shtesë, pa u livruar malli, ti mund të kesh të drejtë ta anulosh blerjen.

Nëse vonesa për ty është e rëndësisë qenësore, ti mund të kesh të drejtë ta anulosh blerjen, edhe pse ti nuk i ke dhënë ndërmarrjes një kohë shtesë.  Mund të bëhet fjalë, p.sh. që ti para blerjes e ke informuar ndërmarrjen se data e livrimit është vendimtare për blerjen tënde.

Në disa raste mund të jetë dukshëm se një vonesë është e rëndësisë qenësore dhe ti e ke informuar për këtë, p.sh. nëse ti porositë një fustan dasme/kurorëzimi.

Dëmshpërblim

Nëse ti, ke kosto për shkak të vonesës, ti mund të kërkosh dëmshpërblim për këtë.  Sipas ligjit, ti mund të marrësh kompensim për koston faktike, ti pra nuk ke të drejtë për kompensim për kohën që ti ke pritur.  Ti, po ashtu, duhet të kesh mundësi të dëshmosh se çfarë kostoje ke pasur, p.sh. me ndihmën e një dëftese të pagesës.

Më shumë për ligjin mbi blerjet nga konsumatori

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Nëse ti dhe ndërmarrja nuk jeni dakord

Nëse ti dhe ndërmarrja nuk bini dakord, ti, mund të bësh një lajmërim në Pleqësinë e Përgjithshme të Reklamimeve (sued. ARN), për ta provuar mosmarrëveshjen.

Më shumë se si e bën një lajmërim në ueb faqen e ARN-s

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan