Ligji mbi shërbimet e konsumatorit

Ligji mbi shërbimet e konsumatorit vlen kur një ndërmarrje të kryen një shërbim ty. Ligji të detyron në dobi të konsumatorit. Kjo do të thotë se ndërmarrjet nuk guxojnë të ofrojnë kushte më të këqija nga ajo çka thotë ligji.  

Ligji vlen

  • Punë për gjërat veç e veç. Për shembull, riparim të makinës ose të televizorit.
  • Punë në pasuri të paluajtshme, në ndërtesa ose impiante të tjera të tokës ose në ujë ose në gjera të tjera fikse. Për shembull restaurim të shtëpisë ose punë ngjyrosje.
  • Ruajtje të gjërave veç e veç. Për shembull ruajtje në depo të mobileve ose ruajtje të një barke. 

Ligji nuk vlen

  • Në rast trajtimi të personave ose të shtazëve të gjalla. Për shembull te floktari ose te veterinari.
  • Në rastin e prodhimit të gjësendeve.
  • Në rastin e shitjes së një gjësendi. Për shembull një makinë shtëpiake dhe kjo montohet ose instalohet nga shitësi me rastin e blerjes.
  • Në rast të një pune që kryen ndërmarrja, për të rregulluar një defekt që ka një mall i shitur ose pasuri të paluajtshme.
  • Në rast detyre transporti. Për shembull shpërngulje të mobileve.
  • Në rast të detyrës së konsultimeve. Për shembull, kur një arkitekt bën një projekt ndërtimi të një ndërtese.

Çfarë kërkesash mund të besh?

Ndërmarrja duhet:

  • Që ai që kryen një shërbim ka aftësinë e drejtë dhe arsimim të domosdoshëm.
  • Të kryesh shërbimin në mënyrë profesionale. Kjo do të thotë, të kryen punën në një mënyrë që zakonisht pritet nga një specialist serioz, një profesionist.
  • Të mbrosh interesat tuaja dhe të këshillohen me ty ashtu që mos të ndodhë një keqkuptim.
  • Të vesh në dispozicion materialin e nevojshëm për atë punë, nëse nuk jeni marrë vesh ndryshe.
  • Të kujdesesh që shërbimi mos të kryhet në kundërshtim me udhëzimet e sigurisë ose ndalesës sipas Ligjit mbi sigurinë e prodhimit ose Ligjit mbi marketingun.
  • Të informohesh nëse gjatë punimeve shfaqet nevoja për ndonjë punë shtesë.
  • Të këshillohesh mos të blesh shërbimin, nëse ai shërbim nuk është i arsyeshëm, se ke dobi nga ai. 

Shërbimi i gabuar

Shërbimi është i gabuar nëse:

  • Rezultati tregon se nuk është bërë në mënyrë profesionale.
  • Ndërmarrja nuk e ka kryer shërbimin sipas udhëzimeve në fuqi të sigurisë.
  • Shërbimi nuk përputhet me atë çfarë jeni marrë vesh ti dhe shitësi.
  • Shërbimi është bërë në kundërshtim me ndalesën e Ligjit mbi sigurinë e prodhimit.
  • Ndërmarrja nuk ka kryer punën shtesë që e kishte për detyrë të kryen, për të shmang dëmtime/lëndime serioze.
  • Rezultati nuk përputhet me të dhënat e shfaqura në marketingun e ndërmarrjes ose në llogari të ndërmarrjes. 

Reklamim

Nëse konsideron se shërbimi është i gabuar, duhet të reklamosh atë. Këtë e bën duke e njoftuar ndërmarrjen kur e ke zbuluar defektin. Ti duhet të ankohesh për defektin brenda një kohe të arsyeshme. Nëse e bën brenda dy muajsh, kjo llogaritet gjithmonë si kohë e arsyeshme. Ndërkaq, nuk mund të reklamosh defektin, nëse e zbuluan më vonë, pas tre vjetësh, pasi që detyra kishte përfunduar. Nëse shërbimi bëhet fjalë për punë në tokë, ndërtesa ose gjëra të tjera të paluajtshme, mund të reklamosh defektin që zbulohet brenda dhjetë vjetëve, pasi që detyra ishte kryer.

Në rast të shërbimit të gabuar, mundesh të:

  • Mbash pagesën. Ti mund të mbash një shumë mjaft të madhe të pagesës që kërkohet që të funksionoj si siguri për kërkesën tënde.
  • Kërkosh të ndreqet gabimi/defekti. Kjo zakonisht duhet të bëhet pa ndonjë kosto për ty.
  • Kërkosh ulje çmimi. Lartësia e uljes së çmimit duhet t´i përgjigjet aq sa të kushton ty të ndreqësh gabimin.
  • Anulosh marrëveshjen. Kjo është e mundur nëse humbet synimi i shërbimit dhe ndërmarrja është dashur të ketë parasysh këtë. Për shembull, nëse shërbimi nuk është kryer në kohën e rënë dakord dhe ndërmarrja e din se afati kohorë ka një rëndësi të madhe.
  • Kërkosh dëmshpërblim. Ti zakonisht ke të drejtë për t´u kompensuar për dëmin e shkaktuar nga defekti. Ti, për shembull, mund të bëhet fjalë për një çati e cila është riparuar në një mënyrë të gabuar dhe uji i shiut më vonë ka pikuar brenda dhe ka prishur gjërat brenda shtëpisë tënde. 

Vonesë

Nëse ndërmarrja nuk e përfundon detyrën brenda kohës që keni rënë dakord, pa u varur kjo nga ti, në atë rast ke të drejtë të mbash pagesën. Ti mund të zgjedhësh në mes të asaj që të kërkosh nga ndërmarrja të kryen shërbimin ose të anulosh marrëveshjen. Përveç kësaj, ti mund të kërkosh dëmshpërblim.

Çfarë çmimi do të paguash?

  • Ti do të paguash atë çmim që keni rënë dakord ti dhe ndërmarrja. Nëse nuk keni lidhë marrëveshje për çmimin, duhet të paguash të ashtuquajtur çmim të arsyeshëm. Një çmim është zakonisht i arsyeshëm, nëse çmimi i përgjigjet aq sa kushton zakonisht ai shërbim.
  • Nëse ndërmarrja të ka dhënë një çmim të përafërt, atëherë çmimi përfundimtar nuk guxon të tejkaloj çmimin e përafërt me më tepër se 15 për qind.
  • Shitësi ka të drejtë për para shtesë në çmim nëse ai ka bërë punë të domosdoshme shtesë, ose nëse shërbimi kushton më shumë, për shkak të rrethanave që varen nga ti. Ndërkaq, rregulli themelor është që shitësi gjithmonë konsultohet me ty, para se t´i kryen punët shtesë. 

Ti ke të drejtë të marrësh një llogari të specifikuar që e bën të mundur për ty të vlerësosh llojin dhe përmasat e punës. Nëse çmimi nuk është fiks, duhet të jetë e qartë se si është bërë llogaritja.

Anulim

Nëse anulon shërbimin para se të përfundoj ai, ndërmarrja ka të drejtë për të kompensohet, për atë pjesë të punës e cila tashmë është kryer. Shitësi ka, po ashtu, të drejtë të kompensohet për të ardhurat e humbura, për shkak se ai nuk ka mundur të merr ndonjë punë tjetër.

Nëse vonohesh me pagesën

Nëse nuk paguan me kohë, shitësi mund të pezulloj punimet, derisa të paguash. Shitësi ka, po ashtu, të drejtë të kompensohet për humbjet eventuale. Nëse punimet kanë filluar, shitësi është i detyruar të kryej punimet deri në atë masë sa që të mos ketë rrezik për lëndimin tënd serioz. Nëse puna kat ë bëjë me një gjë që i është dorëzuar shitësit, për shembull një karrige që e ke dorëzuar për ringjyrosje, ai kat ë drejtë të mbaj atë, derisa të paguash.

Nëse ndërmarrësi nuk e ndjek ligjin

Nëse ti dhe shitësi nuk bini dakord, rastin mund të lajmërosh në Pleqësinë e përgjithshme të reklamimit (sued. ARN), e cila falas e provon rastin e mosmarrëveshjes në mes konsumatorëve dhe ndërmarrësve. Ki parasysh dhe është mirë të ruash/kursesh dëshminë e pagesës, bisedat eventuale përmes e-mejlit dhe dëshmi të tjera. Mosmarrëveshja mund të provohet edhe në një gjykatë, por gjykata merr një tarifë të kërkesës dhe ti mund të paguash edhe shpenzimet e gjykimit.

Till ARN:s webbplats

Udhërrëfyesi i ankimeve të ndihmon

Udhërrëfyesi i ankimeve është një shërbim i thjeshtë përmes uebit, ku mund të kesh ndihmë të bësh ankesë për një mall ose një shërbim.
Shko të Udhërrëfyesi i ankimeve klagoguide

Të gjithë ligjin mund të lexosh në uebfaqen e parlamentit 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan