Ligji mbi marrëveshja nga distanca dhe marrëveshja jashtë lokaleve të shitores

Kur të blesh përmes internetit, përmes telefonit ose nga një shitës i cili gjendet jashtë lokalit të tij të shitores, ke 14 ditë kohë për të ndërruar mendje për blerjen tënde.  

Atëherë vlen Ligji mbi marrëveshjen nga distanca dhe marrëveshja jashtë lokaleve të shitores.

Marrëveshja nga distanca

Kur të blejsh me porosi përmes postës, nga TV-shop, përmes internetit ose përmes një shitësi përmes telefonit, kështu blen nga distanca. Kjo do të thotë se blerja nuk bëhet ”sy më sy”. Ligji vlen edhe kur ti vet e kontakton shitësin ose e merr mallin në një shitore, kur vet marrëveshja është bërë nga distanca.

Marrëveshje jashtë lokaleve të shitores

Kjo është kur ti blen nga një shitës ”sy më sy”, por, shitësi gjendet jashtë lokaleve të shitores së tij. Me lokale të shitores nënkuptohet lokale të paluajtshme ose lokale të lëvizshme, të cilat shitësi i përdor në mënyrë të përhershme ose gjatë një stine, në veprimtarinë e tij të biznesit. Për shembull, blerja te shtëpia jote, pritje në shtëpisë dhe shitje në galeri – në rrugë (shitje në vende publike), janë marrëveshje jashtë lokaleve të shitores.

Ti, gjithmonë duhet të marrësh informacion, për të drejtën e ndërrimit të mendjes

Pjesët më të rëndësishme të ligjit për ty si konsumator janë e drejta e ndërrimit të mendjes dhe e drejta të marrësh informacion. Kur të blesh një mall ose një shërbim nga distanca ose jashtë lokaleve të shitores së shitësit, ti, sipas ligjit, ke të drejtë të ndërrosh mendje për blerjen e mallit, brenda 14 ditëve. E drejta e ndërrimit të mendjes nuk vlen për marrëveshje të lidhura jashtë lokaleve të shitores, nëse çmimi i përgjithshëm është më pak se 499 korona. Kjo nuk vlen, as në rast blerje në shitore. Pra, ti nuk ke të drejtë të ndërrosh mendjen, për shembull, kur blen në shitore.

Nëse firmos marrëveshje nga distanca për një sigurim jete ose një kursim individual për pension, në atë rast ke të drejtë ndërrimi të mendjes brenda 30 ditëve.

Kur fillon afati i ndërrimit të mendjes?

Kohën që ke në dispozicion të ndërrosh mendje për një blerje quhet afati i ndërrimit të mendjes. Kjo kohë fillon të llogaritet që nga dita kur e merr mallin. Nëse blen një shërbim, afati i ndërrimit të mendjes llogaritet që nga dita kur ke lidhë marrëveshjen. Afati i ndërrimit të mendjes fillon të llogaritet, jo më herët se kur ke marrë informacion për të drejtën e ndërrimit të mendjes. Nëse shitësi nuk të ka informuar për të drejtën e ndërrimit të mendjes, në këtë rast ke një vit afat për ndërrim të mendjes për blerjen.

Transporti i kthimit

Nëse ndërron mendje për blerjen, je i detyruar t´ia kthesh mallin shitësit si dhe të paguash transportin e kthimit të mallit.

Nëse do të ndërrosh mendje për blerjen, mund të përdorësh një formular standard të cilin e ka përpiluar Enti i konsumatorëve. (länk)

Nëse ndërmarrësi nuk e ndjek ligjin

Nëse ti dhe shitësi nuk bini dakord, rastin mund të lajmërosh tek Pleqësia e përgjithshme e reklamimeve (sued. ARN), e cila falas provon mosmarrëveshjet në mes konsumatorë dhe ndërmarrës. Ki parasysh dhe është mirë të ruash dëshminë e pagesës, bisedat eventuale përmes e-mejlit dhe dëshmi të tjera. Mosmarrëveshja mundet, po ashtu, të provohet në gjykatë, por gjykata merr një tarifë të kërkesës dhe ti mund të paguash edhe shpenzimet e gjykimit.

Till ARN:s webbplats

Nëse shitësi nuk i ndjek rregullat e ligjit, ti mund të lajmërosh shitësin tek Enti i Konsumatorëve.

Udhërrëfyesi i ankesës të ndihmon

Udhërrëfyesi i ankesës është një shërbim i thjeshtë përmes uebit, ku mund të kesh ndihmë për t´u ankuar për një mall ose për një shërbim.
Shko te Udhërrëfyesi i ankesës klagoguide

Të gjithë ligjin mund të lexosh në uebfaqen e parlamentit 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.