Ligji mbi kushtet e marrëveshjes

Në Ligjin mbi kushtet e marrëveshjes shkruan se çka vlen kur ndërmarrja duhet të shkruaj një marrëveshje me ty si konsumator.

Kushtet standarde të cilat të ofron ndërmarrja, duhet të jenë me shkrim. Të gjitha kushtet janë të arsyeshme, kjo, në mes tjerash, do të thotë se ata ndjekin ligjet dhe rregullat ekzistuese, dhe ato mos të favorizojnë ndërmarrjen në dëm tëndin.

Ligji vlen

Ligji vlen për të gjitha kushtet standarde të cilat i përdor ndërmarrja kur ata të ofrojnë një mall, një shërbim ose gjëra të tjera të dobishme, si për shembull elektricitetin.

Ligji nuk vlen

Ligji nuk vlen nëse ti dhe ndërmarrja, së bashku, keni vendosur kushtet e marrëveshjes, domethënë se ti ke pasur mundësi që vet të ndikosh në ato kushte. Atëherë nuk bëhet fjalë për kushte standarde.

Kushtet e marrëveshjes mund të jenë të paarsyeshme, nëse:

  • Kushtet të japin ty më pakt ë drejta se sa që ke, për shembull, sipas Ligjit të konsumatorit mbi blerjen dhe sipas Ligjit mbi shërbimet e konsumatorit.
  • Kushtet nuk balancojnë të drejtat e ndërmarrjes dhe të drejtat tua. Një shembull i mosbalancimit është kur një ndërmarrje mund të anuloj marrëveshjen, por ti nuk mund të anulosh atë.
  • Kushtet janë çorientuese ose paqartë të formuluara, ashtu që ti nuk i kupton të drejtat ose detyrimet tua. 

Nëse ndërmarrësi nuk e ndjek ligjin

Ti mund të lajmërosh kushtet jo të arsyeshme të një marrëveshje, tek Enti i Konsumatorit. Lajmërimin e dërgon përmes formularit të lajmërimit/ denoncimit.

Të gjithë ligjin për të lexuar e gjen në uebfaqen e parlamentit

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan