Ligji mbi blerjet

Kur të blejsh diçka nga një person privat ose nëse ti shet mall personave të tjerë privat, në këto raste nuk vlen legjislacioni i konsumatorëve. 

Ligji mbi blerjet nuk është detyrues. Kjo domethënë se shitësi dhe blerësi mund të bien dakord për kushte të tjera nga ajo çfarë shkruhet në ligj.

Ti nuk ke të drejtë të ndërrimit të mendjes

Kur ti blen nga një person privat, mundesh për shembull, të ndërrosh mendje, si në rastin kur ti blen nga një ndërmarrje. Për të pasur të drejtë të ndërrosh mendje për një blerje nga një person privat, duhet ti dhe shitësi të bini dakord për këtë, para shitblerjes.

Defekt në mall

Në rend të parë është marrëveshja që është vendimtare, nëse një mall ka defekt. Shitësi mundet, për shembull, të lirohet nga përgjegjësia për defektet. Kjo është e zakonshme, nëse bëhet fjalë për një mall të përdorur.

Malli, megjithatë, mund të vlerësohet me defekt, nëse

  • Malli nuk është ashtu siç ka thënë shitësi.
  • Ai është në gjendje shumë më të keqe se sa çka mund të prisje, për shembull, duke u nisur nga çmimi.
  • Shitësi nuk të ka informuar për defektet serioze të cilat ai i dinte. 

Reklamo mallin defekt

Blerësi duhet të reklamoj mallin defekt tek shitësi, brenda një afati të arsyeshëm, pasi që ai/ajo e zbuloi ose është dashur të zbuloj defektin. Kjo domethënë se blerësi e njofton shitësin për defektin dhe e shpjegon, pse malli është defekt. Pas dy vitesh, pas blerjes, ti si blerës e humbë të drejtën e reklamimit të mallit.

Nëse malli ka defekt, blerësi mundet

  • Të kërkoj që shitësi të ndreq defektin ose të livroj një mall të vlerës së barabartë. Në rast të blerjes private, është e jashtëzakonshme të ketë një mall të ngjashëm me vlerë të barabartë për livrim.
  • Kërko ulje të çmimit.
  • Anulo blerjen.

Nëse shitësi nuk mund të ndreq defektin ose të livroj një mall të ri, brenda një afati të arsyeshëm, ti mund të kërkosh ulje çmimi, ose të anulosh blerjen. Për të pasur të drejtë, ti si blerës, për të anuluar blerjen, kërkohet që defekti të ketë rëndësi të madhe për ty.

Ti si blerës, po ashtu, mundesh të kesh të drejtë për kompensim për shpenzimet që ke pasur, për shkak të mallit defekt.

Livrimi i mallit

Një mall duhet të livrohet në kohën e caktuar, që blerësi dhe shitësi kanë rënë dakord. Nëse nuk keni caktuar kohën e livrimit, kjo duhet të bëhet brenda një kohe të arsyeshme, nga koha kur lidhët marrëveshjen. Ndërkaq, shitësi nuk ka asnjë detyrim të jep mallin, para se të paguan blerësi.

Nëse malli është livruar me vonesë ose nuk është livruar fare, blerësi mundet të

  • Kërkoj që shitësi të zbaton blerjen dhe të livroj mallin, ose ndonjëherë të anuloj blerjen.

Si blerës, mund të kesh të drejtë edhe të marrësh kompensim për shpenzimet që ke pasur, për shkak të vonesës.

Detyrimet e blerësit

Blerësi e ka për detyrë të paguaj atë ҫmim për të cilin blerësi dhe shitësi kanë rënë dakord sipas marrëveshjes.

Nëse blerësi nuk i përmbush detyrimet, shitësi ka të drejtë

  • Të qëndrojë në atë, për blerjen dhe të kërkoj t´i paguhet për mallin ose në ndonjë rast të anulohet blerja.

Si shitës, ti mund të kesh të drejtë për kompensim, për shpenzimet që ke pasur, për shkak të pagesës së vonuar.

Detyrimi i kujdesit për shitësin dhe blerësin

Ekziston një rregull në Ligjin për blerjet, që secila palë kanë, të ashtuquajturën detyrim kujdesi. Kjo domethënë, nëse një mall nuk merret me kohë nga blerësi, në atë rast shitësi duhet të merr mallin e të kujdeset për të, në vend të blerësit. E njëjta gjë vlen, nëse blerësi e ka marrë mallin, por për ndonjë arsye do t´ia kthej mallin shitësit. Deri sa të bëhet kjo, blerësi duhet të kujdeset për mallin e shitësit.

Nëse shitësi dhe blerësi nuk bien dakord

Nëse ti dhe personi tjetër privat nuk bini dakord, mund t´i drejtohesh gjykatës. Nëse një mosmarrëveshje vendoset në një gjykatë të përgjithshme, gjykata merr një tarifë kërkese dhe ti mund të paguash edhe shpenzimet e gjykimit.

Të gjithë ligjin mund të lexosh në uebfaqen e parlamentit

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan