Kartelë dhuratë dhe dëshmi pagese kreditimi

Mos prit tepër gjatë të përdorësh një kartelë dhuratë ose një dëshmi pagesë kreditimi. Mund të bëhet e pavlerë, për shembull nëse shitorja falimenton.

Çka ndodhë nëse shitorja ndërprenë veprimtarinë?

Ti nuk mund të llogaritësh të përdorësh kartelë dhuratën dhe dëshminë e pagesës së kreditimit, nëse shitorja ndërprenë veprimtarinë, falimenton ose ndërron pronarin. Nëse shitorja ndërron pronarin, kartelë dhurata ose dëshmia e pagesës së kreditimit, vlejnë vetëm në rast se pronari i vjetër dhe pronari i ri kanë rënë dakord për këtë.

A kam të drejtë të marrë para në dorë për kambialin?

Zakonisht, nuk mund të këmbesh një kartelë dhuratë ose një dëshmi pagesë kreditimi, e të marrësh para në dorë. Ti nuk mundesh, as të llogaritësh të marrësh para të imëta në dorë, nëse blenë më pak se shuma që ke të kredituar. Për këtë gjë vendosin shitoret se çka vlen për kartelë dhuratat dhe për dëshmitë e pagesave të kreditimit të tyre.

Mbaj mend se një kartelë dhuratë ose një dëshmi pagesë kreditimi është një dokument me vlerë, njësoj si paratë. Nëse i humbë ato, nuk ke të drejtë të marrësh të tjera nga shitorja.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan