Garancia

Garancia do të thotë se shitësi është përgjegjës për mallin që ke blerë që të funksionoj dhe ka kualitetin për një kohë të caktuar.  

Kushtet e garancisë nuk guxon të ndikojnë në të drejtat që ti ke sipas ligjit, për shembull Ligji mbi blerjet e konsumatorit. Ti, për shembull, ke gjithmonë 3 vjet të reklamosh një mall, nëse ai tregon se ka qenë me defekt që nga fillimi.

Shitësi duhet të informoj për garancinë

Shitësi duhet të jep ty informacion me shkrim, se çka do të thotë garancia. Një garanci vlen edhe nëse dikush tjetër nga shitësi, për shembull prodhuesi të ka dhënë garanci.

Të drejtat tua për mallin që prishet

Nëse malli yt prishet gjatë kohës së garancisë, ke të drejtë të kërkosh:

  • që malli të ndreqet
  • të jep një mall tjetër në vend të tij
  • të zbret çmimin
  • të anulohet blerja
  • të marrësh dëmshpërblim 

Ti nuk mund të parashtrosh kërkesat, në të njëjtën kohë. Më e zakonshme është që mallin tënd e ndreqin, ose në vend të tij të jepet një mall tjetër. Shitësi ka të drejtë të ndreq mallin, në rast se i bëhet shumë shtrenjtë me të dhënë një mall të ri.

Për të pasur të drejtë t´i marrësh prapa paratë tua, duhet që defekti të jetë esencial. Që të kërkosh dëmshpërblim, malli defekt duhet të ketë shkaktuar ty shpenzime shtesë.

Kur nuk vlen garancia

Shitësi, për të shmang përgjegjësinë e garancisë, duhet të dëshmoj se defekti varet nga:

  • se ka ndodhur një fatkeqësi, pasi që e ke marrë mallin
  • se nuk je kujdesur mirë për mallin ose e ke përdorur atë në një mënyrë jo normale
  • se nuk i ke kushtuar rëndësi kujdesit dhe udhëzimeve të shërbimit

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan