E drejta e ndërrimit
Të kesh të drejtë të ndërrosh, do të thotë të kthesh prapa një mall të cilin e ke blerë dhe të zgjedhësh një mall tjetër në vend të tij.
Ki parasysh këtë
- Pyet para se të paguash, nëse shitorja të ofron të drejtën e ndërrimit të mallit.
- Sigurohu që të shënohet se ke të drejtë ndërrimi, për shembull në dëftesën e pagesës/kuponin fiskal.
- Ruaje dëftesën e pagesës.
- Kthe prapa mallin brenda kohës së duhur.
- Kthe prapa mallin në të njëjtën gjendje sikur e bleve atë.
Nuk ka ndonjë ligj që të siguron ty të drejtën e ndërrimit të mallit. Shitoret, pra, munden vet të zgjedhin, nëse ato dëshirojnë të ofrojnë mundësinë e ndërrimit apo jo.
Ty nuk të kthehen të hollat, në rast se ke të drejtë të ndërrosh mallin
Ndonjëherë të ofrohet një dëshmi pagese në llogarinë tënde kur dëshiron të ndërrosh mallin. Atëherë mund të blesh një mall tjetër, po ne atë shitore, në një rast të mëvonshëm. Ti pra, nuk i merr paratë prapa, si në rastin që merr ato me blerje të hapur.
Ti ke të drejtë të reklamosh mallin me defekt
Nëse malli ka ndonjë defekt, atë mund të reklamosh. Kjo është diçka tjetër nga ajo kur dëshiron të ndërrosh mallin. Nëse malli ka defekt, ti duhet të kontaktosh shitësin dhe t´i tregosh se nuk je i kënaqur me mallin e blerë. Ti, po ashtu, i tregon pse ti mendon se malli ka defekt.
Shkruan shpesh në shitore, ”malli me zbritje çmimi nuk ndërrohet”, çka është lehtë të keqkuptohet. Nëse malli me çmim të zbritur ka një defekt, ti ke të drejtë të reklamosh atë, siç ke të drejtë të reklamosh mallin defekt të asortimentit të zakonshëm. Por, shitorja nuk të ofron të drejtën e ndërrimit për atë mall.
Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.
- Burimi
- I/e kontrolluar 25 prill 2018