Dëshmi pagese/kupon fiskal

Ti gjithmonë ke të drejtë të marrësh një dëshmi pagese, kur blen diçka. Kjo është dëshmia jote se çfarë ke blerë, kur e ke blerë dhe me cilin çmim e ke blerë. Kursej dëshmitë tua të pagesës, ashtu që të jetë më e lehtë për ty t´i mbrosh të drejtat tua si konsumator. 

Kur të kesh ble diçka në një shitore, shitësi duhet të ofroj ty një dëshmi pagese. Rregullat e ligjit vlejnë kur paguan me para në dorë, do të thotë kur paguan me kartë llogarie ose me bankënotë dhe monedha. Ti mund të marrësh dëshmi pagese në letër ose si dëshmi pagese elektronike.

Ruaj me dëshirë dëshmitë tua të pagesës-por nuk është e domosdoshme

Nëse dëshiron të reklamosh një mall ose të shfrytëzosh garancinë, blerjen e hapur ose të drejtën e ndërrimit, duhet të kesh mundësi të dëshmosh se ti e ke blerë mallin në shitore. Një dëshmi pagese është një mënyrë e thjeshtë për ty të dëshmosh këtë, por ti nuk je i detyruar ta kesh ruajtur atë. Nëse ti mund të dëshmosh blerjen tënde në ndonjë mënyrë tjetër, mundesh edhe ashtu, për shembull me një pjesë teksti nga llogaria jote ose me një dëshmi të blerjes me kartë llogarie.

Kur blenë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme, preferohet ta ruash dëshminë e pagesës, më shumë se tri vjet. Nëse je pronar i një shtëpie dhe ke paguar ndreqje të shtëpisë, duhet të ruash dëshmitë e pagesës, për derisa je duke banuar në atë shtëpi.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan