Dëftesë pagese

Ti, ke të drejtë të marrësh dëftesën e pagesës, kur ti blen diçka në një shitore. Nëse ti blen përmes internetit, ti, ke të drejtë të marrësh një konfirmim të porosisë. Ki parasysh, se është mirë ta ruash dëshminë, se çfarë ke blerë dhe sa ke paguar.

Dëftesë pagese në rast të reklamimeve

Dëftesa e pagesës është një dëshmi, se çfarë ke blerë, ku ke blerë dhe kur ke blerë atë dhe për çfarë çmimi. Është mirë ta ruash dëftesën e pagesës, gjatë gjithë kohës së reklamimit. Ti, gjithmonë ke tri vjet të drejtë reklamimi, në rast të blerjes së mallit dhe të shërbimeve.

Për shërbimet që kryhen në fushë, në ndërtesa ose në ndonjë pasuri tjetër të paluajtshme, e drejta e reklamimit vlen dhjetë vjet.  Nëse ti, p.sh. e ke përtërit banjën, ti mundesh pra të ankohesh për gabimet e bëra, deri dhjetë vjet.   Nëse ti, e ke një banesë, do të ishte mirë t´i ruash të gjitha dëftesat e pagesës, që kanë të bëjnë me banesën, për gjithë atë kohë që ti banon aty.

Nëse ti, ke marrë një garanci që zgjat më shumë se koha e reklamimit, atëherë është mirë të ruash dëshminë e garancisë, për derisa vlen garancia.

Çka shkruan në dëftesën e pagesës?

Dëftesa e pagesës, në mes tjerash duhet të përmbaj informacion për datën, çmimin, emrin e mallit dhe numrin/sasinë e mallit. Duhet të ekzistoj edhe emri, numri i organizatës dhe adresa e ndërmarrjes.

Informacionin e plotë, se cilat të dhëna duhet të ekzistojnë në një dëftesë pagese të arkës, i gjen në udhëzimet e Entit të Tatimeve, për kërkesat e regjistrit të arkës.

Lexo më shumë për kërkesat e Entit të Tatimeve, për regjistrin e arkës.

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Nëse të mungon dëftesa e pagesës

Nuk ekziston ndonjë ligj i cili thotë se ti duhet ta tregosh dëftesën e pagesës, për të reklamuar, kjo mund të bëhet, p.sh. duke e treguar një ekstrakt të llogarisë tënde.  Ndërkaq, ti, duhet të tregosh se kur e ke blerë mallin, te kush e ke blerë dhe për çfarë çmimi.  Nëse ke blerë disa artikuj në të njëjtin rast, atëherë nuk është e sigurt që je në gjendje ta kuptosh nga ekstrakti i llogarisë, se cilin mall në fakt e ke blerë. Në këto raste mund të jetë e nevojshme të kesh një dëftesë pagese.

Blej në shitore

Kur të blesh diçka në një shitore, atëherë shitësi duhet të ofroj ty dëftesën e pagesës.  Ti, mund të marrësh dëftesën e pagesës në formë letre, ose si një dëftesë elektronike të pagesës, p.sh. përmes mesazhit sms ose mejlit.

Blej në distancë

Kur të lidhësh një marrëveshje në distancë, p.sh. përmes telefonit ose internetit, ndërmarrja në atë rast nuk e ka për detyrë të ofroj ty një dëftesë pagese.  Por, ti, ke të drejtë të marrësh një konfirmim të marrëveshjes, deri në afatin e livrimit të mallit, ose të fillimit të kryerjes së shërbimit. Në konfirmim duhet të del në shesh se çfarë ke blerë dhe për çfarë çmimi.  Konfirmimi - së bashku me p.sh. një kopje të historikut të llogarisë, një ekstrakt nga llogaria jote, ose një ekstrakt nga banka jote e internetit - vlen atëherë si dëshmi të blerjes tënde.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan