Çmimi i gabuar në shpallje

Ndonjëherë ndodhë që informacioni në një shpallje është gabim. Ti si konsumator nuk mund të kërkosh të blesh një produkt me një çmim që shkruan në një shpallje. 

Shitësi e ka për detyrë të jep informacion të saktë dhe të qartë të çmimit. Megjithatë, ti nuk ke të drejtë të kërkosh të blesh një produkt me çmim që shkruan në një shpallje, nëse ai çmim është i gabuar. Një e dhënë e çmimit në një shpallje, nuk është e detyrueshme për shitësin.

Nëse ke pasur shpenzime për shkak të shpalljes

Ti nuk mund të kërkosh të blesh një produkt për një çmim që e ke parë në një shpallje. Por, në disa raste, mund të marrësh kompensim për shpenzimet që ke pasur, për shkak të shpalljes së gabuar, për shembull për shpenzimet e një udhëtimi të panevojshëm, deri tek shitorja.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan