Çmim të ulur

Çmim të ulur ose fjalë të tjera me domethënie të ngjashme, zgjon pritshmëri për oferta, veçanërisht të mira. Prandaj, ndërmarrjet duhet të jenë të kujdesshme, kur ato përdorin shprehje të këtilla. 

Për të tërhequr klientë një shitore me çmime të ulura në marketing të saj, duhet të plotësohen disa kushte:

  • Shitja vlen për mall dhe shërbime që përfshihen në asortimentin e rregullt të shitores.
  • Ulja e çmimit duhet të zgjat për një kohë të kufizuar.
  • Çmimet duhet të jenë dukshëm më të ulëta krahasuar me çmimet normale të mallit dhe shërbimeve.

Nëse përjeton se një ndërmarrje perdor uljen e çmimeve në një mënyrë të gabuar, mund të lajmërosh Entin e Konsumatorit për këtë, duke e bërë një lajmërim.

Nëse blen gjëra me çmim të ulur

Shkruan shpesh në shitore, ”Malli me çmim të ulur nuk ndërrohet”, çka është e lehtë të keqkuptohet. Nëse është ndonjë defekt në mall me çmim të ulur, ke të drejtë të reklamosh atë, siç ke të drejtë të reklamosh mallin e prishur të asortimentit të rregullt. Ndërkaq, shitorja nuk ofron të drejtën e ndërrimit, për atë mall.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan