Ankand

Të thërrasësh/të japësh një ofertë për të blerë gjëra në një ankand, nuk është ndonjë aventurë siç mund të besohet. Por është mirë të dish se çfarë të drejtash   dhe çfarë detyrimesh ke ti, para se të fillosh e të thërrasësh/të japësh një ofertë.

Në ankande kur ti jep një ofertë aty në vend, je i mbrojtur nga Ligji i blerjes së konsumatorit, por, ti nuk ke të drejtë të ndërrosh mendjen.

Për ankande përmes rrjetit vlen, si Ligji i shitjeve nga distanca, po ashtu edhe Ligji i shitjes në shtëpi. Kur ti blen nga një ndërmarrje përmes një ankandi përmes rrjetit, vlejnë të njëjtat rregulla si rastet e tjera të e-blerjes. Ti, në mes tjerash, ke të drejtë të ndërrosh mendje dhe ke 14 ditë të ndërrosh mendje për atë që ke blerë.

Malli i përdorur shitet në gjendjen ekzistuese

Ti duhet të llogaritësh se malli i përdorur kanë mangësi. Në ankande, gjithçka është e përdorur shitet në gjendjen ekzistuese. Kjo do të thotë, se ti nuk mund të ankohesh më pas, nëse malli ka defekte, të cilat është dashtë t´i zbulosh ato. Por, nëse malli është në një gjendje më të keqe se sa që e ke pritur, duke u nisur nga çmimi i thirrur si ofertë, mund të llogaritet si mall me defekt.

Malli i ri duhet të jetë pa defekt

Ti duhet të presësh, që një mall është pa defekt nëse ndërmarrja e ankandit thotë se malli është i ri. Nëse një mall i ri ka defekt, atëherë ndërmarrja e ankandit duhet të informoj për këtë.

Ti mund të reklamosh nëse një mall ka defekt

Ti pret një gjendje të caktuar të mallit, duke u nisur sa i vjetër është dhe sa kushton ai. Malli vlerësohet sipas ofertës së thërritur, jo atë çmim që ti paguan për atë. Nëse malli nuk është ashtu siç e pritje, atëherë mund të reklamosh atë te ndërmarrja e ankandit. Kontakto ndërmarrjen e ankandit dhe tregoju se ti je i pakënaqur me mallin dhe pse konsideron që ai mall është me defekt.

Reklamo tek ndërmarrja e ankandit ose tek shitësi i vërtet

Ndonjëherë, ndërmarrja e ankandit është përfaqësues i dikujt, për shembull i pasurisë së trashëgimisë ose i një personi privat. Atëherë bëhet fjalë për të ashtuquajturën blerje e ndërmjetësuar. Në rast blerje të ndërmjetësuar, ti mund të zgjedhësh nëse dëshiron të reklamosh tek ndërmarrja e ankandit ose tek shitësi i vërtet, do të thotë, tek ai që e ka angazhuar ndërmarrjen. Nëse është një ndërmarrje tjetër, e cila e ka angazhuar ndërmarrjen e ankandit, atëherë duhet t´i drejtohesh ndërmarrjes.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan