Ankand përmes rrjetit

Ka lloje të ndryshme të ankandeve përmes rrjetit. Çfarë të drejtash ke ti si blerës, varet nga lloji i ankandit dhe nga kush blenë. Të gjitha ofertat i merr përsipër, prandaj informohu se çka vlen, para së të japësh një ofertë/çmim. 

Të blesh nga ndërmarrja

Nëse blen një mall përmes një ankandi nga një ndërmarrje, vlejnë të njëjtat rregulla si çdo e-blerje tjetër. Ti ke, në mes tjerash, të drejtë të ndërrosh mendje brenda 14 ditëve, për blerjen tënde. Por, e drejta e ndërrimit të mendjes, nuk vlen nëse ka mundësi të japësh ofertë në vend ku mbahet ankandi.

Ti ke, po ashtu, të drejtë të reklamosh një mall që ka një defekt. Ndonjëherë, një ndërmarrje ankandesh shet një mall në gjendjen aktuale që ka malli. Por, nëse malli është në një gjendje më të dobët se sa çka prisje, duke u nisur nga çmimi i ofruar në ankand, kjo megjithatë llogaritet si defekt malli.

Të blesh nga personi privat

Personat privat mund të shesin mall në ankand përmes rrjetit. Kur të blesh diçka nga një person privat, nuk ke ndonjë mbrojtje si konsumator. Kjo do të thotë, në mes tjerash, se ti nuk ke të drejtë të ndërrosh mendje për atë blerje.

 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan