Reklamo defektin e mallit ose të shërbimit

Të reklamosh do të thotë të ankohesh. Një reklamim do të thotë, se ti e kontakton ndërmarrjen dhe i tregon se çka është defekt me atë mall, ose atë shërbim që ti ke blerë.

Cilat defekte mund t´i reklamoj?

Ti, mund të reklamosh të gjitha defektet, të cilat paraqiten në një mall.  Por, ndërmarrja përgjigjet vetëm për defektin, nëse ai është nga origjina, do të thotë, se defekti i mallit ka ekzistuar, që atëherë kur e more atë.  Një defekt nga origjina, nuk do të thotë që defekti të shfaqet menjëherë.  Mund të bëhet fjalë për një defekt nga origjina. edhe nëse defekti shfaqet pas një kohe.  Malli nuk ka nevojë të jetë i prishur, që ai të shihet se është me defekt.  Një divan i livruar me ngjyrë të gabuar është, po ashtu, një mall i gabuar. Ki parasysh, nëse ti reklamon një mall i cili sipas ligjit nuk është i gabuar, mund të kesh një përgjegjësi për koston për të bërë kontrollimin.

Lexo më shumë për ligjin e blerjeve nga konsumatorët  

(Linku të shpie në një faqe në suedisht) 

Shembull i një gabimi në shërbimin, mund të jetë që ndërmarrja nuk e kryen shërbimin profesionalisht, do të thotë, që puna e bërë, nuk i përgjigjet pritshmërisë tënde si porositës, për një punë serioze, nga një ekspert i profesionit.  Mundet, po ashtu, të bëhet fjalë që puna është kryer në mënyrë profesionale, por, që rezultati nuk përputhet me atë çfarë ju kishit rënë dakord. 

Më shumë për ligjin e blerjeve nga konsumatorët  

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Të drejtat e tua në rast të defektit të mallit ose të shërbimit

Në rast të defektit të mallit ose të shërbimit nga origjina, ti mund të kërkosh si në vazhdim:

  • Ndreqja, do të thotë, që shitësi e ndreq defektin.
  •  Ri livrim, i cili do të thotë, që ti merr një mall ekuivalent.
  •  Zbritje çmimi ose kompensim, për ta korrigjuar defektin.
  •  Anulimi i blerjes, çka do të thotë që ty të kthehen paratë.
  •  Të mbash brenda pagesën.
  •  Dëmshpërblimi, i cili është kompensim për koston shtesë që ti ke pasur për shkak të defektit.

Çfarë kushtesh mund të parashtroj?

Ndërmarrja, në rend të parë ka të drejtë të përpiqet të korrigjoj problemin.  Në rast blerje të mallit, do të thotë që t´i japësh mundësi ndërmarrjes ta ndreq mallin ose të livroj një mall ekuivalent.  Në rast defekti në shërbimin, ti duhet t´i japësh ndërmarrjes mundësi ta korrigjoj defektin.   Ti pra, nuk mund të kërkosh anulimin e blerjes dhe kthimin prapa të parave, pa i dhënë më parë ndërmarrjes një shans, që të rregulloj atë që është gabim.

Në rast defekti, ti, ke të drejtë ta mbash brenda pagesën, si siguri për kërkesat e tua, por ki parasysh, se ti mund ti mbash brenda vetëm  paratë, me atë pjesë sa është pagesa që i përgjigjet mallit me defekt.

Për të pasur të drejtë ta anulosh blerjen, defekti duhet të jetë serioz dhe për ty, e rëndësisë qenësore, alternativë që ndërmarrja ka tentuar disa herë ta ndreq defektin, por pa sukses.  Nëse ti ke pasur kosto shtesë për shkak të defektit, atëherë ti mund të kesh të drejtë të marrësh kompensim për këto, të ashtuquajtur dëmshpërblim.  Është me rëndësi që ti, mund ta dëshmosh se çfarë kostoje shtesë ke pasur , p.sh. me dëftesë pagese.

Reklamo sa më shpejt që është e mundur 

Është me rëndësi që ti, ta kontaktosh ndërmarrjen dhe t´i tregosh, sa më shpejt që është e mundur, për defektin.  Të reklamosh brenda dy muajsh nga atëherë kur e ke zbuluar defektin, llogaritet pra si një afat i arsyeshëm.

Ti, ke të drejtë të reklamosh, brenda tri vjetësh, defektin nga origjina të një malli, ose të një shërbimi.  Në rast të punës në pasuri të paluajtshme, p.sh. një përtëritje të banjës, ke të drejtë reklamimi dhjetë vjet.

Një mbrojtje më e fortë, gjashtë muajt e parë

Kur të blesh një mall, ti, ke një mbrojtje shtesë si konsumator, gjashtë muajt e parë.  Defekti që paraqitet brenda kësaj kohe, konsiderohet sipas ligjit si defekt nga origjina, pra defekt për të cilin ndërmarrja ka përgjegjësinë.  Ndërmarrja duhet brenda këtyre gjashtë muajve të dëshmoj se nuk ka ekzistuar defekti në mall, atëherë kur ata e kanë shitur, për të mundur t´i  thonë jo reklamimit tënd.

Kur të kalojnë më shumë se gjashtë muaj, atëherë barra e dëshmimit kalon te ti si konsumator. Kjo do të thotë, se ti, duhet të mund të dëshmosh, se është një defekt nga origjina në atë mall, për të mundur të kërkosh diçka nga ndërmarrja.  Nuk ka ndonjë rregull gjashtëmujorë në rast të blerjes të një shërbimi.

Ti, duhet ta dëshmosh se ekziston një defekt

Pavarësisht se kur ke bërë reklamimin, je ti pra që duhet të vërtetosh se faktikisht ekziston një defekt.  Këtë mund ta bësh në mënyra të ndryshme, varësisht se për çfarë lloj defekti bëhet fjalë.

Nëse ti, p.sh. e ke blerë një celular i cili nuk starton, ti ke nevojë ta lejosh ndërmarrjen ta kontrolloj defektin.  Nëse ti e ke blerë një divan, i cili është livruar me ngjyrë të gabuar, mund të mjaftoj t´ua dërgosh një fotografi.  Por, ti, duhet të kesh mundësi të tregosh, se ngjyra nuk përputhet, p.sh. me mandat porosinë tënde, ose atë shpallje që ka përdorur ndërmarrja.  

Nëse ti dhe ndërmarrja nuk jeni dakord

Nëse ti dhe ndërmarrja nuk jeni dakord, ti, mund të bësh një lajmërim në Pleqësinë e Përgjithshme të Reklamimeve (sued. ARN), që të provohet mosmarrëveshja.

Lexo më shumë për të bërë një lajmërim në ueb faqen e ARN-s

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

Mbaj mend, se ti, ke nevojë më herët, të ankohesh te ndërmarrja. Me dëshirë mund të marrësh ndihmë nga udhërrëfyesi i ankimeve: Shko te udhërrëfyesi i ankimeve

(Linku të shpie në një faqe në suedisht)

 

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan