Ligji mbi blerjet e konsumatorit

Ligji mbi blerjet e konsumatorit vlen, kur një ndërmarrje të shet mallin ty. Në ligj shkruan, në mes tjerash, se cilat rregulla vlejnë, nëse malli është me defekt dhe çka mund të kërkosh nga ndërmarrja.  

Ligji mbi blerjet e konsumatorit është detyrues, në dobi të konsumatorit. Kjo domethënë se ndërmarrja nuk guxon të jep kushte më të këqija nga ajo çfarë thotë ligji. Ligji vlen për çdo lloj malli – pra edhe për mall të përdorur dhe për mall që shitet me çmim të ulur.

Ligji vlen

  • Për blerje e gjërave veç e veç, për shembull ushqim, rroba, mobile dhe makina.
  • Për ndërrim të gjërave veç e veç.
  • Për porositjen e një malli i cili do të prodhohet, për shembull një anije me ndërtim të veçantë. 

Ligji nuk vlen

  • Blerje në mes personave privat.
  • Blerje të pasurisë së paluajtshme.
  • Blerje e drejtës për shfrytëzim ose marrjes me qira, ose të drejtave të tjera shfrytëzimi. 

Mall i vonuar

Nëse, për shembull, porosit një rrobalarëse dhe ajo nuk livrohet në kohë të caktuar, ti mundesh:

  • Të presësh me pagesën.
  • Të kërkosh nga ndërmarrja që të kryen blerjen dhe të livroj mallin.
  • Të anulosh blerjen, nëse vonesa është e rëndësisë së madhe për ty.
  • Të kërkosh dëmshpërblim. 

Anulimi i porosisë

Ti gjithmonë ke të drejtë të anulosh porosinë e një malli, para se ai të livrohet ty. Ndërmarrja nuk mundet atëherë të kërkoj nga ti të kryesh blerjen e mallit e të paguash për atë. Ndërkaq, ndërmarrja kat ë drejtë të kërkoj kompensim nga ti, nëse ata kanë pasur ndonjë kosto me rastin e porositjes.

Mall me defekt

Nëse malli ka defekt, ti mundesh të:

  • Kërkosh mënjanimin e defektit, domethënë, që të ndreqet malli.
  • Kërkosh rilivrim, domethënë, ty të jepet një mall tjetër, po të asaj vlere.
  • Kërkosh zbritje të çmimit ose kompensim për ndreqjen e defektit.
  • Të anulosh blerjen, nëse defekti është i një rëndësie të madhe për ty, çka domethënë se ty të kthehen paratë.
  • Të mbash aq shumë nga pagesa që të kërkohet, që të funksionoj si siguri për kërkesën tënde.

Ndërmarrja, në rend të parë të ofroj ty ndreqjen e mallit ose të jep ty një mall tjetër, po të asaj vlere – nëse bëhet brenda një afati të arsyeshëm dhe nuk të shkakton ty telashe shtesë.

Dëmshpërblim

Ti ke të drejtë të marrësh dëmshpërblim për shpenzimet që ka pasur për shkak të mallit defekt. Ti, po ashtu, mund të marrësh kompensim nëse është dëmtuar diçka të përket ty ose familjes tënde, për shembull nëse rrjedh uji nga rrobalarësja dhe ka dëmtuar dyshemenë tënde.

Kur është malli defekt?

Malli yt është defekt nëse:

  • Ai nuk përputhet me atë çfarë ke lidhë marrëveshje me ndërmarrjen, për shembull kur bëhet fjalë për sasinë ose kualitetin. 
  • Ndërmarrja nuk të ka informuar për detajet për mallin për çka është dashtë të informohesh. 
  • Ndërmarrja ka instaluar mallin dhe instalimi është bërë gabimisht.

Rregulli gjashtëmujor

Ndërmarrja përgjigjet për defekte që kishte malli kur e ke blerë atë ose kur të është livruar. Një defekt që shfaqet brenda gjashtë muajve llogaritet të ketë qenë defekt, që nga fillimi, atëherë kur ndërmarrja nuk mund nuk mund të dëshmoj se defekti nuk ishte që nga fillimi. Pas gjashtë muajve, je ti që duhet të dëshmosh se malli është me një defekt që nga fillimi.

Ndërmarrja nuk është përgjegjës për defekte të cilat ti i ke shkaktuar, për shembull nëse ti nuk i ke ndjekur udhëzimet e përdorimit ose je kujdesur keq për mallin.

Reklamo mallin defekt

Ti duhet të reklamosh mallin defekt tek ndërmarrja brenda një afati të arsyeshëm, pasi që e zbulove defektin. Kjo do të thotë se ti e njofton ndërmarrjen për defektin dhe shkakun pse konsideron se malli është defekt. Nëse e reklamon mallin brenda dy muajve, pasi që e ke zbuluar defektin, je gjithmonë në kohën e duhur. Tre vjet pas blerjes, e humb të drejtën e reklamimit.

Nëse ndërmarrja nuk e ndjek ligjin

Nëse ti dhe ndërmarrja nuk bini dakord, mund të lajmërosh rastin në Pleqësinë e përgjithshme të reklamimit (sued. ARN), e cila falas provon mosmarrëveshjet në mes konsumatorëve dhe ndërmarrjeve. Ki parasysh se është mirë të ruash dëftesën e pagesës, shkrimet e ndërsjella përmes e-mejlit dhe dëshmitë e tjera.

Till ARNs webbplats

Mosmarrëveshja, mundet, po ashtu, të provohet në një gjykatë të përgjithshme, por gjykata merr një tarifë kërkese dhe ti, po ashtu, mund të paguash edhe shpenzimet e gjykimit.

Udhërrëfyesi i ankesave të ndihmon

Udhërrëfyesi i ankesave është një shërbim i thjeshtë përmes uebit, ku mund të marrësh ndihmë për t´u ankuar për një mall a një shërbim.
Shko te Udhërrëfyesi i ankesave klagoguiden

Të gjithë ligjin mund të lexosh në uebfaqen e parlamentit

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan