E drejta të ndërrosh mendje

Kur të blesh në një shitore, nuk ke asnjë të drejtë të ndërrosh mendje për blerjen e mallit. Ndërkaq, kur blen diçka përmes rrjetit, nga një shitës përmes telefonit ose nëse lidhë një marrëveshje me një shitës jashtë shitores së tij,  ti ke të drejtë të ndërrosh mendje.

Marrëveshje nga largësia

Një marrëveshje nga largësia/distanca është një marrëveshje që lidh, pa e takuar shitësin, për shembull kur ti blenë përmes rrjetit ose nga një shitës përmes telefonit.

Blerja jashtë lokalit të shitësit

Kjo, për shembull, mund të jetë kur një shitës i fshesës elektrike troket ne derën tënde ose nëse një ndërmarrje shet telefona celular tek shitorja jote ushqimore. Nëse atë çfarë ti blen kushton më pak se 400 korona, atëherë nuk vlen e drejta e ndërrimit të mendjes.

Shitësi duhet të informoj ty për të drejtën e ndërrimit të mendjes

Shitësi duhet të informoj ty për të drejtën e ndërrimit të mendjes, para së të blesh një mall. Informacioni duhet të jetë i qartë dhe duhet të përmban atë çfarë duhet të dish, për të shfrytëzuar të drejtën tënde të ndërrimit të mendjes. Në rast marrëveshje nga largësia, shitësi mund të informoj me gojë ose përmes një uebfaqeje. Nëse ti blenë nga një shitës, jashtë lokalit të ndërmarrjes, ti duhet të informohesh me shkrim, ose nëse je dakord, në ndonjë mënyre tjetër të përhershme, ku e lexon informacionin.

Pas blerjes tënde, duhet të marrësh një konfirmim të marrëveshjes. Konfirmimi duhet, po ashtu, të përmban informacion për të drejtën e ndërrimit të mendjes. Në rast marrëveshje nga largësia, duhet të marrësh konfirmim në mënyrë të shkruar ose në ndonjë mënyrë tjetër të përhershme e të lexueshme. Nëse është një marrëveshje e lidhur jashtë lokalit të ndërmarrjes duhet, po ashtu, të marrësh informacion me shkrim, ose nëse je dakord, në ndonjë mënyre tjetër të përhershme, ku e lexon informacionin.

Detyrimi për të dhënë informacion është pra ca më i ashpër, kur bëhet fjalë për marrëveshje që lidhen jashtë lokalit të ndërmarrjes, për shembull në të ashtuquajturën shitje në rrugë.

Kur fillon afati i ndërrimit të mendjes?

Kohën që e ke në dispozicion të ndërrosh mendjen në lidhje me blerjen, quhet afati i ndërrimit të mendjes. Kjo kohë fillon të llogaritet, nga dita që e ke marrë mallin. Nëse ti blenë një shërbim, koha e ndërrimit të mendjes llogaritet, që nga dita kur ke lidhë marrëveshjen. Afati i ndërrimit të mendjes llogaritet, jo më herët se kur e ke marrë informacionin për të drejtën e ndërrimit të mendjes. Nëse nuk të ka informuar shitësi për të drejtën e ndërrimit të mendjes, atëherë ke një vit afat të ndërrosh mendje për mallin e blerë.

Ti ke të drejtë të kontrollosh mallin

Për të ditur se a e dëshiron të kthesh një mall, duhet të kesh mundësi të kontrollosh atë. Për të mundur të kthesh mallin, ai duhet të jetë në gjendjen të pandryshuar. Ti nuk guxon të përdorësh një mall ose të trajtosh atë në mënyrë jo të nevojshme. Nëse bën ashtu, atëherë shitësi mund të kërkoj kompensim, për vlerën e ulur të mallit.

Njofto për ndërrimin e mendjes për atë që ke blerë 

Nëse ndërron mendjen për atë që ke blerë, për këtë duhet të njoftosh shitësin, që ti ndërron mendje dhe dëshiron të kthesh mallin që ke blerë. Shitësi nuk ka nevojë të konfirmoj që ti ke ndërruar mendje për mallin e blerë, që të vlen ndërrimi i mendjes. Shitësi nuk ka nevojë as të ketë marrë mallin prapa brenda 14 ditëve.

Ti je i detyruar të paguash për dërgesën prapa të mallit

Kur ndërron mendje për një mall të blerë, duhet t´ia kthesh mallin shitësit brenda 14 ditëve. Atëherë ti duhet të paguash për dërgesën prapa të mallit. Ti e vendosë vet se si e dërgon parapa mallin. Por, ki parasysh se je ti përgjegjës për atë mall, derisa të arrijë tek shitësi.

Kur nuk vlen e drejta e ndërrimit të mendjes

Ka përjashtime kur nuk vlen e drejta e ndërrimit të mendjes. Shitësi duhet të informoj ty, nëse nuk vlen e drejta e ndërrimit të mendjes.

Disa shembuj të mallit dhe shërbimeve,kur nuk vlen e drejta e ndërrimit të mendjes:

  • Një dërgesë e vulosur e një incizuesi të zërit ose të fotografisë, ose një program i vulosur kompjuterik, kur vulosja është thyer/hapur nga konsumatori
  • Eveniment kulturor, eveniment sportiv ose të ngjashme
  • Një shërbim i cili është kryer dhe konsumatori shprehimisht ka dhënë pëlqimin që shërbimi të filloj pa të drejtë të ndërrimit të mendjes
  • Mall i cili shpejtë mund të keqësohet/dobësohet, për shembull artikuj ushqimor
  • Gazetë ose revistë në shitje
  • Mall i prodhimit të veçantë sipas dëshirës së konsumatorit, ose që ka një karakter personal.

Ka një përjashtim të veçantë për përmbajtje digjitale, nëse konsumatori ka pranuar që livrimi të bëhet pa të drejtë të ndërrimit të mendjes. Përjashtim bën nëse përmbajtja digjitale livrohet në një mënyrë tjetër nga ai i mediumit fizik. Nëse ti blen një dvd-disk, ti mundesh pra të ndërrosh mendje për këtë blerje. Por, ti nuk mund të bësh këtë, nëse ti e shkarkon, po atë film, nga rrjeti.

Ky tekst është përkthyer nga gjuha suedeze. Ta keni parasysh se përkthimi mund të dallojë diç nga teksti në origjinal. Burimi ka kontrolluar vetëm tekstin në gjuhën suedeze.

Tipsa om sidan